Rënia e Ramës, rrëzim i Demokraturës
Nga Bektash Zeneli –
Mbrëmë ka rënë sipari i fushatës elektorale për të vijuar nesër me ditën vendimtare të votimit. Është dita pra e ushtrimit të pushtetit tonë, e vendimarrjes sonë që VOTA jonë të shkojë në vendin e duhur ku përmblidhen të tria kuptimet e saj; edhe zotimi, edhe urimi, edhe dëshira…
…Këto zgjedhje të përgjithshme politike nuk ishin thjesht një betejë elektorale mes partive politike. Ky 25 Prill është një betejë e fuqishme midis shqiptarëve të thjeshtë e të ndershëm, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi të anashkaluar e keqpërdorur nga njëra anë dhe rilindasve kacavjerrë mbi qafën e një Shqipërie e shumicës së shqiptarëve nga ana tjetër, ku qeveria e saj përgjatë këtyre tetë viteve, vetëm e socialistëve e së majtës buk ishte. Ajo qe thjeshtë personale e Edi Ramës që i vënë në krye të Rilindjes qeverisi ashtu siç deshi me gjithkënd e vetëm me socialistët e ndershëm e për ta’, jo.
Po të mos harrojmë. Historia e largët dhe e afërt është një mësim i madh për të gjitha ata që qeverisjen e shndërrojnë në sundim, demokracinë në demokraturë. Drejtësia populllore vepron me gjithë fuqinë që i jep VOTA , e cila buron nga shpirti i trazuar i tradhtuar deri në palcë.
Edhe Shqipëria jonë e dashur për fat të keq është shndërruar në demokraturë dhe jo një demokraci siç pretendohet.
Me superpushtetin që ka grumbulluar rreth vetes Edi Rama, kemi rrëshqitur drejt një monarkie autoritare në të cilën një njeri i vetëm ka në dorë të gjitha pushtetet; ekzekutivin, legjislativin , drejtësinë “e pavarur,” si dhe mediat përgjithësisht duke i goditur ato’ e gazetaret e saj përmes përdorimit të një retorike agresive e këscënuese, duke i krahasuar ato me “ kazanë” , për të arritur deri aty, ku ai nuk kursyen as “ Zërin e Amerikës”…!
Ai është prokuror kur flet për vetingun, inxhinier, kur flet për tërmetin, mjek kur flet për pandeminë,polic kur flet për karantinën. Rama dukshëm është më autoritar, më i korruptuar, më arrogant. Duke forcuar pushtetin personal e zbatuar një model qeverisjeje, e cila bazohet te kleptokracia , ku përmes saj favorizuar veten e oligarkët rreth e rrotull tij.
Këto zgjedhje kanë marrë formën elektorale të çlirimit nga sundimtari. Për të hequr qafe këtë model” demokracie” si ato të vendeve të MAGREBIT, si ai i BENALISË në Tunizinë e largët të një dekade më parë. Edhe atje për shumë kohë Perëndimi shihte tek modeli i Benalisë një demokraturë e cila i shkonte përshtat Tunizisë. Po ç’ndodhi!? Ky diktator i cili vepronte nën petkun e demokratit e ktheu vendin e tij në një parajsë për vete dhe klanin e tij; ngriti korrupsionin në nivele të frikshme, varfëroi skajshëm shumicën e popullit .
Thelbi i regjimit të tij kriminal nuk ishin vetëm këto, por ai arriti të projektonte edhe qëndrimin gjatë e me cdo kusht në pushtet sikurse po dëshiron e vepron edhe ky “Benalia “ ynë, i cili ecën “I sigurtë “ drejt mandatit të tretë, thënë ndryshe që e dëshiron aq shumë atë’. Medoemos përmes mashtrimit e manipulimeve. Ky kryerilindas nuk ka lexuar Benalinë i rrëzuar demokratikisht me votë. I njëjti fat e pret jo larg, por pikërisht nesër edhe Ramarilindjen. Projektorët janë ndezur. Vota e lirë është e vetmja rrugë për t’a mundur përfundimisht të keqen.
Rënia e Ramës do të thotë pikë së pari rrëzimi i demokraturës.