Revoltohet Erion Braçe me Qeverinë: Pushim, pastaj prapë pushim!

Nga Erion Braçe

Sipas këtij vendimi për festa e pushime, java ime e punës është: Të hënë pushim, të martë punë, të mërkurë pushim, të enjte saliberishizëm, të premte punë në zonë, të shtunë pushim, të dielë pushim. Sa punë, sa punë! 

Po patjetër edhe e hëna pushim!! Fjala bie; Unë në Kuvend kam mundësi të punoj me ligjet vetëm të hënë e të martë. Për shkak të rregullores së Kuvendit duhet që Relacionet si dokumenti i fundit pas shqyrtimit të projektligjeve të depozitohen 24 orë përpara.

Pra, të mërkurën nuk mund të punoj me projektligjet!! Domethënë, të hënë-sipas vendimit- pushim, të mërkurë pushim, të shtunë pushim, të dielë pushim; të martë punë, të enjte saliberishizëm, të premte në zonë! U këputëm në punë! Kulmi! Të drejta njeri si këto nuk kam parë kund.

Vetëm një gjë kam me vendimin e Qeverisë. Si t’i bind bujqit e mi që të mos punojnë të shtunën, të dielën dhe të hënë? Seriozisht. Kodi i Punës aktualisht është një vjetërsirë që nuk zbatohet jo për ditët e pushimit, por për çdo gjë. Reforma e tregut të punës duhet në radhë të parë të bëjë punën të sigurtë, të mbrojtur, të mirëpaguar dhe natyrisht, ditët e pushimit janë në fund fare fare për ta nxjerrë punën nga shfrytëzimi, madje në disa raste edhe nga skllavëria!!

SHKARKO APP