Rezarta Shkurta hap Instagram të ri, seleksionon ndjekësit

Pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (nipi i Enver Hoxhës), i cili ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka mbyllur llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” për të hapur një adresë të re.

Këngëtarja ishte mjaft aktive në “Instagram” duke pasqyruar çdo moment nga jeta e përditshme me fotot e saj  ku nuk mungonin edhe njerëzit e saj më të afërt, familjarë, miq etj.

Por këtë herë ajo ka vendosur ta mbyllë rrjetin social dhe të hapë një të ri, duke e bërë atë privat në mënyrë që t’i përzgjedhë personat që duan ta ndjekin dhe që duan të shohin ngjarjet nga jeta e saj personale.

SHKARKO APP