“Rilindja”, takim në fshatin tim me vitin 1992!
Nga Bektash Zeneli –
Fushata elektorale për zgjeidhjet politike të 25 Prillit akoma nuk kishte nisur, kur në një mëngjes me plot diell e freski në Tiranë, në brinjë të Pallatit të Kongreseve kam takuar një ndër figurat më të njohura të Partisë Socialiste, pa e tepruar ndër ikonat e saj e që sot si edhe shumë të tjerë gjenden te mënjanuar nga Rilindja,
Pasi shkëmbyem fjalët e rastit, i jemi drejtuar një kafeneje aty afër për të qëndruar pak . Miku im i kahershëm më lëshon një pyetje të beftë jo të pa qëllimshme; Po të vija kandidaturën në zonën tënde ,çfarë do të kërkonin bashkëkomunitarët tuaj në këmbim të votës?
Pa u menduar gjatë aty për aty i them: Do të jepnin votat vetëm me një kusht fare të thjeshtë; Atyre t’u risiguronit vetëm ato gjëra jetike të domosdoshme të cilat i kishin deri në vitin 1992! …dhe për çfarë bëhet fjalë ? Me jetësorët; rrugën automobilistike, shkollimin normal të fëmijëve, shërbimin shëndetsor, energjinë elektrike , ujin e pijshëm, rrjetin vaditës e asgjë më tepër . Këto që tri dekada më parë i kanë patur.
Me këto shërbime të munguara sado të dhimbshem, realiteti është i tillë që jemi kthyer tri dekada pas! Sot nuk ekzsiton ansjë normalitet i sejcilës prej këtyre që përmendëm. E gjitha kjo situatë e rëndë vjen edhe pas 8 viteve qeverisje qëndrore e 10 të tilla qeverisje lokale…
E megjithkëto “ Rilindja “ guxoi t’i ngjitetet Malësisë së Kurbinit këto ditë fushate elektorale gjer në Vinjollin e largët, fshatin tim të dashur, ku kanë takuar malësorët, të varfër ekonomikisht ,por të pasur në zemër, bujarë punëtorë, por qeveritë dhe qevrisjet i kanë lënë në harresë deri në braktisje totale. As deputetë, as kryetar bashkie, asnjë zyrtar i lart nuk është parë në këto anë përpos kanë rdhur për vota. Pamjet janë kudo të trishta, përvec bukurive natyrore falë zotit .
…Pasi kalon Milotin, në brinjë të Rrugës së Kombit , majtas saj aty ku nis rruga e Malësisë së Kurbinit, vetëm 2-3 km rrugë janë të shtruara me asfalt dhe vetëm kaq. Në të dalë të saj në Skuraj, nisin gropat e pamjet e rrugës cope-copë. Gjthcka përgjatë saj përpara syve të dalin pamje si ato të një kurthi vdekjeprurës që s’përfundon kërkund.
Mbërri në Gallatë e këtu përballesh me “gallatë” të vërtetë si vetë emri i fshatit. Këtu ka patur qëndër shëndetsore, shkollë 8-vjecare e të mesme…sot vetëm gërmadha. Të sëmurët u drejtohen qyteteve më të afërta e nxënësit shkojnë në shkollë në një fshat tjetër, Skuraj. Anash rruga e dikurshme për në Selitë nuk funksionon. Ajo e Gërnacit as nuk ekziston.
Ec e ec rrugës gropa-gropa e mbërrin i stërlodhur në Vinjollë. Si edhe nëpër fshatrat e tjerë “ rilindasit” –votëkërkues janë takuar më vitin 1992!
Bashkëfshtarët e mi u kanë kërkuar “ Rilindasve “ as më shumë e as më pak vetëm ato gjëra që unë ia kisha thënë mikut tim të nderuar në Tiranë ; rrugën e munguar të cilën e kishin dhe sa kanë më, shërbimin shëndetsor që u mungon, e për ta kryr atë u duhet të zbresin në Milot, Laç apo Lezhë, shkollën që nuk e kanë më sic e kishin , energjinë elektrike, e cila u ik sa fryn erë e bie shi. Vetëm këto e asgjë më tepër. Se për të tjerat tradicionalisht malësori ynë ka ditur me e shqit të mirën nga e keqja edhe në kushte deri abusrde, kur shteti, qeverisja nuk ka ekzistuar për ta’.
Një pamje e tillë deri e trishtë nuk është vetëm këtu në Malësinë e Kurbinit. Pamja është realiteti i verëtetë rural kudo nëpër Shqipëri. Në të gjitha zonat rurale përgjithësisht, ku qeverisësve të Rilindjes nuk iu ka shkelur këmba pa le më t’iu kete punuar mendja për zona të tilla e njerëzit që banojnë në to’.
Përballë gjithë këtij realiteti, banorët e këtyre anëve nuk harrojnë; as rrugëtimin e tyre të mundimshëm , as traditat, as të mirat e as vështirësitë, as sakrificat. Aq më tepër premtimet.
Gabimin pa dashje ta falim, hilen , mashtrimin , kurrsesi jo . Njerëzit malësorë i dinë hallet e veta e aq më tepër sot. Ata kurrë nuk u janë qarë me dhimbje kurkujt, ndaj u kanë qëndruar dhe do t’u rrinë larg fjalëmëdhenjeve, zullumqarëve, zyrtarëve të çfarëdollojshëm të pasuruar në mënyrë abuzive në kurriz të tyre.
Kur të shkatërrohet kjo perde do të sigurohet transparenca për t’a parë fshatin me syrin plot. Fund dhimbjes, tani sa nuk është vonë.