”Rimi” i Bulqizës

Nga Blendi Lami

Sot në mëngjes, teksa po pija në qetësinë time një kafe, veshin ma shqetësoi togfjalëshi “Rimi” i Bulqizës. Në lojën e dobët mes forcave politike gjatë kësaj fushate elektorale, personi që me sa kuptova, e kishte zakon ta përmendte shpesh këtë togfjalësh, ka synuar të ngjallë reaksione negative tek votuesit për dy konceptet që përbëjnë këtë togfjalësh “Rimi” dhe “Bulqizë”.

Këto reaksione negative të atij që kishte shqiptuar këto fjalë, lindin nga dy gjendje psikologjike: frikë (nga Rimi) dhe neveri (nga Bulqiza). Studime të fushës së marketingut politik trajtojnë efektet politike të emocioneve dhe ndikimin e reklamave negative në sjelljen e votuesit. Në një artikull të njohur të disa studiuesve të kësaj fushe të titulluar “A demoralizon elektoratin sulmi përmes reklamave”, arrihet në përfundimin se frika dhe neveria kanë pasoja të theksuara elektorale – si negative edhe pozitive.

Të qenit pasoja pozitive apo negative varen nga konteksti që, në këtë rast, NUK favorizon autorin e togfjalëshit. Injektimi i këtyre helmeve janë pjesë e një kulture politike që krijon ekstremizma dhe tek elektorati krijon idenë pasigurisë të kujtdo që tenton të krijojë ndasi të tilla. Konkluzioni i cekët: këto lloje goditjesh ndaj kundërshtarit, tentojnë maksimizimin e votave. Konkluzion pak më i thellë: një goditje, kur shkon huq, transformohet në avantazh për rivalin.

SHKARKO APP