Rrëfehet Bes Kallaku: Ja pse e bëra videon me vrasje

Ai u bë personazh këto ditët e fundit, pasi publikoi një video ku ironizonte vrasjen e deputetëve dhe ministrave shqiptarë.

Por, video e Bes Kallakut përveçe është pëlqyer, ka shkaktuar edhe reagime negative.

PD doli në një deklaratë, duke thënë se ajo video ishte një presion i Ramës dhe Metës për drejtësinë.

Aktori i njohur i “Portokallisë” thotë në një reagim të tij, se video ka qenë thjesht një parodi për politikën shqiptare.

“Kam kenaqesine te njoftoj gjithe Shqiptaret qe une jam "koka" e gjithe komplotit qe po trondit politiken shqiptare dhe sic eshte bere tradite kete "komplot" e kam dokumentuar ne nje video ku une personalisht shpall oferte- kerkesen per "vrasjen" e politikaneve kryesore. Kete komplot e kam kurdisur ne bashkepunim me "FBI" "CIA" dhe MOSAD-it Izraelit, por per fat "komploti u zbulua nga Ristani dhe tani Shqiperia shpetoi.

Keto nuk munda t’i thoja ne videon time komike, por si Besart Kallaku kam bere detyren time si artist dhe qytetar (katunar) i ketij vendi duke parodizuar farsen e felliqur te politikes qe vazhdon ti trajtoje shqiptaret si tufe injorantesh qe mund te terhiqen prej hunde ne balten qe kan gatuar per 25 vjet.

Video ime ishte vazhdim i asaj qe kam bere qe nga dita e pare kur kam dale ne skene, fjala e lire te artistit.

Kush qeshi me te, e falenderoj. Kush e perdori e injoroj, kush e keqperdori e perbuz. E kush u cenua i kerkoj mirekuptim per kete shaka.

Perbuz cdo tentative per perfshirjen e emrit tim ne historite e ndyra te politikes; dhe ju premtoj se kam qene, jam dhe do te jem GJINI JUAj I DASHUR, katunari qe nuk mund te tradhetoje token dhe njerzit e tij te dashur, dhe as nuk mund te me ndaje kush prej jush. Ndryshe nga cdo politikan qe ju ka nxire fytyren, une kam sjelle drite dhe buzeqeshje ne fytyrat tuaja. Dhe kete do vazhdoj te bej.

Nje perqafim per te gjithe mirekuptuesit. Sinqerisht, Besi”, shkruan ai.

SHKARKO APP