Rrëfimi në e diela Shqiptare: “Kështu më përdhunonte im at”

 

Një vajzë e re, një bionde, e cila nuk e shfaqi kurrë fytyrën, tregoi për gazetaren Dalina Buzi në “E diela Shqiptare” historinë tronditëse të abuzimit që i bënte që në moshën 8 vjeçare, i ati i saj. “Në fillim më prekte e më përkëdhelte duke më thënë se e bënte nga dashuria, pastaj kur u bëra pak më e madhe fillova të bëj seks. Ai më merrte përdore, kur kalonim rrugës ai u buzëqeshte me mirësi njerëzve pastaj më çonte në pyll ku abuzonte me mua. E bëntë këtë gjë, çdo ditë, çdo mbrëmje, ose maksimumi në çdo dy tre ditë”. E pyetur se pse nuk e kish treguar kurrë këtë histori, ajo u përgjigj thjesht nga frika. Më pas vajza tregoi se personi i parë më të cilin ajo e foli këtë histori ishte bashkëshorti i saj menjëherë pas martese. Por edhe ai, burri, pra, menjëherë sapo u njoh me këtë ngjarje të tmerrshme, e la gruan e re. “Sot unë vetëm fizikisht jam e re, sepse në shpirt jam e vdekur tha vajza.

Nje tmerr i vertete kjo qe tregoi vajza. Per raste te tilla apo krime te tjera vrasjesh te renda ka nevoje te rikthehet denimi me vdekje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andresa te “E diela…”: Edhe unë jam dhunuar e vogël nga daja im

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi dëgjoi historinë tronditëse të vajzës nga veriu e cila rrëfeu sot pasdide për gazetaren Dalina Buzi, historinë e përdhunimit të saj nga i ati, show girl i emisionit “E diela shqiptare”, me lot në sy ka rrëfyer se edhe ajo ka pasur të njëjtin fat në Brazil kur ishte e vogël dhe ka rënë pre e perversitetit të dajës së saj i cili thoshte në publik “se ajo do të ishte vajza që ai donte të kishte” e emocionuar dhe me një dhimbje të dukshme Andresa ka rrëfyer se edhe kur ajo kish tentuar ta tregonte këtë histori në familje, njerëzit e saj të afërt nuk e kishin besuar. Prandaj ka shtuar ajo unë e kuptoj mirë gjendjen e vështirë të këtyre vajzave, dhe traumën që kalojnë ato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?