Rreziqet e mediave sociale, që askujt nuk i pëlqen t’i pranojë

Nga Yousra Zaki

Është bërë natyra jonë e dytë, marrja në duar e telefonave, dhe futja në profilet e mediave tona sociale, menjëherë sapo zgjohemi në mëngjes. Ne lundrojmë të shkujdesur nëpër qindra postime. Komentojmë, reagojmë, japim ‘like’ dhe ‘share’.

Shumë nga ne, preferojnë të mos reflektojmë mbi disavantazhet e mediave sociale, për shkak të varësisë që ne e shohim si një formë argëtimi – një mënyrë për të vrarë mërzinë. Për shumë prej nesh, kjo është një varësi e panjohur.

Edhe pse e pranojmë me shaka, se nuk po arrijmë të ngopemi me Instagramin apo Facebook-un, ndonjëherë nuk e kuptojmë se sa shumë kemi nevojë të rrimë ngjitur pas telefonave tanë, për të mbushur boshllëqet e vogla brenda nesh.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik në Britaninë e Madhe, media sociale është përshkruar si një ndërvarësi më e madhe, sesa cigaret dhe alkooli. Thjeshte imagjinoni të tymosni cigare po aq shumë, sa edhe kontrolloni neësfeed-in tuj në FB. Por a jemi realisht të ndërgjegjshëm, se sa herë në ditë hapim telefonat tanë, për të parë jetën e përkryer online, të njerëzve të tjerë online?

Është një platformë e mahnitshme

Gjatë mesit të viteve 2000, mediat sociale kanë pasur një rritje të popullaritetit. Ato ndryshuan rrëjësisht mënyrën se si ne komunikojmë, dhe ndajmë informacionin me njëri-tjetrin. Media sociale, ka rrëzuar edhe presidentë. Ajo ka qenë forca shtytëse për shumë revolucione, duke përfshirë lëvizjen “Occupy Wall Street” dhe Pranverën Arabe, sa për të përmendur disa.

Ne kemi mundësi të ndjekim jetën e njerëzve, që nuk i takuar fizikisht prej vitesh. Mund të jemi krenarë për suksesin e anëtarëve të familjes sonë, ose të vlerësojmë humorin e miqve tanë të pushimeve verore prej 10 vjetësh. Mediat sociale, janë një mjet revolucionar. Por në pjesën më të madhe të kohës, ne shohim atë që nuk duam ta shohim. Ne shohim me tepri.

Efektet në shëndetin mendor

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, të rreth 1.500 adoleshentëve dhe më të riturve nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik dhe Lëvizja e Shëndetit të të Rinjve (YHM) në Britaninë e Madhe, Instagrami është platforma më e dëmshme e mediave sociale për shëndetin mendor.

Platformat që bazohen në ndarjen e imazheve, shkaktojnë nivele të larta ankthi dhe depresioni. Ndonjëherë, gjithçka që bëni atje është të shihni njerëz, të cilët ndoshta nuk mund të jenë miqtë tuaj, në pushime apo shijuar mbrëmjet klubeve. Ata mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni dështakë, ose sikur nuk po e jetoni sa duhet jetën tuaj.

Këto ndjenja, nxisin një qasje të “krahasimit dhe dëshpërimit”, ku ne shohim çfarë ka dikush tjetër, dhe pyesim veten pse nuk mund të jemi të barbartë. Unë duhet ta detyroj veten të mos hyj në Instagram apo Facebook sapo ngrihem në mëngjes, pasi zakonisht kjo dikton gjendjen shpirtërore të ditës sime.

Media sociale, u krijua për të qenë një mjet pozitiv. Një platform, ku njerëzit mund të shprehin veten. Tani është bërë një “bulevard” i negativitetit. Nëse ndonjë person i famshëm, sportist ose parti politike poston një mesazh me të cilin publiku nuk bie dakord, ai mund të bjerë pre e ngacmimeve kibernatike.

Nëse nuk jeni me shumë sedër, mund të ndryshoni lehtësisht mendje kush jeni dhe çfarë idesh dhe vlerash mbështesni, nga frika se mos kritikoheni nga ndjekësit tuaj. Unë ndonjëherë mendohem 2 herë për fotot që publikoj në internet. Pyes veten, nëse jam shumë narcistike… duke postuar më pas foto pas fotoje, gjatë një momenti argetimi me miqtë e mi. Pyes veten nëse njerëzit më kritikojnë, mos po e shijoj disi me tepri jetën time.

Çështjet e privatësisë

Në një botë jashtë internetit, komunitetet sociale kanë prirje të ndjekin dhe praktikojnë normat e privatësisë. Ju nuk u tregoni ditëlindjen, adresën apo statusin martesor fqinjëve në lagjen tuaj. Dhe ata s’kanë nevojë të dinë se çfarë ju pëlqen apo nuk ju pëlqen, apo sesi është mëngjesi juaj.

Por kur je në internet, nëse dëshiron të hysh në një rrjet social, duhet të zbulosh informacionin tënd personal në mënyrë që të pranohesh.

Sapo bëheni anëtar aktiv i një faqe, ata zbulojnë se kush jeni dhe çfarë ju pëlqen. Ata zbulojnë zakonet tuaja, atë çfarë lexoni në platformë, ku dëshironi të udhëtoni, çfarë ju pëlqen të hani, dhe me cilët keni më shumë ndërveprim. Ju merrni mesazhe të padëshiruara nga të huajt apo ftesa për miqësi nga të njohurit, që keni vite pa kontaktuar.

Rreziqet për të rinjtë dhe naivët

Disa të rinj, nuk e kanë njohur kurrë botën, pa mediat sociale. Rreth 91 për qind e të rinjve 16-24 vjeç, e përdorin internetin për rrjetet sociale. Ata përdorin më shumë se kurrë më parë mediat sociale. Ata japin informacione vetjake, pa menduar ose i ditur pasojat.

Ata zhyten në një botë të lojrave në internet, dhe prirjeve të rrezikshme online. Ka pasur edhe raste kur lojërat vetëvrasëse kanë qenë në modë, kur të gjithë fëmijët inkurajojnë njëri-tjetrin për të marrë pjesë. Mund të jetë një vend i errët dhe i paparashikueshëm. Edhe pse shumica prej nesh i njohim të gjitha këto gjëra, ne vendosim gjithsesi të mos heqim dorë nga mediat sociale.

Ne nuk duam të prekemi nga Fomo, “Frika nga të qënit jashtë”. Ne sillemi lart-poshtë nëpërmjet postimeve të përkryera në Instagram, që paraqesin momente të lumtura të njerëzve, dhe pyesim veten pse nuk jemi aq të lumtur apo të realizuar. Ne thjesht duhet ta kuptojmë, se media sociale nuk është një gjë e vërtetë. Aty gjithçka është vetëm shfaqje.

“Gulf News” – Bota.al

SHKARKO APP