Ruletë ruse në Shtëpinë e Bardhë

Në fund të mandatit të tij, Presidenti Barak Obama do të vizitojë Hiroshimën. Dikur politika e tij atomike u mbulua paraprakisht me dafina. Por pa të drejtë, mendon korrespondenti i DW, Miodrag Soric.

Viti 2009 duket se është përjetësisht larg: një president i ri premtoi shpresë dhe ndryshim, një mënyrë të re të menduari: fund me shabllonet e Luftës së Ftohtë! Hapa energjikë drejt një bote pa armë atomike – këto janë ato që kërkoi Barack Obama. Ai shpalli se do të ndërmerrte një reduktim masiv të armëve atomike. Nuk është çudi, që njerëzit në të gjitha kontinentet u ndienë të tërhequr nga njeriu i ri në Washington D.C. Evropianët e nderuan Obaman menjëherë me Çmimin Nobel të Paqes. Kjo në një kohë kur ai sapo e kishte nisur detyrën.

Çfarë ka arritur ai që atëherë?

Faktet: parardhësi i tij, George W. Bush e reduktoi numrin e arsenaleve strategjike bërthamore nga 6000 në 2000. Obama eleminoi vetëm 500 koka me mbushje bërthamore. Ndërkohë, administrata e tij ka deklaruar se do ta “rigjallërojë” programin e armëve bërthamore: në 30 vitet e ardhshme, SHBA do të investojnë shumën astronomike të lartë prej mbi një miliardë dollarësh në ndërtimin e sistemeve të reja bartëse, në avionë të distancave të largëta, në një dyzinë nëndetësesh të afta për të transportuar armë bërthamore dhe në zhvillimin e të ashtuquajturave “Mini Nukes”- të armëve bërthamore me një fuqi shpërthyese nën pesë kilotonë.

Me pasoja largvajtëse. Veçanërisht zhvillimi i armëve të vogla, taktike atomike do ta ndryshojë arkitekturën e sigurisë globale. Forca e tyre shkatërrimtare është vërtet më e vogël se ajo e bombës së Hiroshimës. Por ajo e godet armikun në fushën e betejës me precizion, thonë ushtarakët. Pragu i frenimit të brendshëm për t’i përdorur këto “Mini Nukes” do të jetë më i ulët. Dhe bota do të bëhet më pak e sigurtë – për këtë janë të të njëjtit mendim shkencëtarët e Qendrës Studimore “Union of Concerned Scientists” në Uashington. Por Obama e sheh këtë ndryshe. Ai synon që t’u lërë pasardhësve, në rast konflikti, “mundësi shtesë për të vendosur”.

Miodrag SoricMiodrag Soric

Por me këtë do të hapet pak nga pak kutia e Pandorës. Sepse ndërkohë, rusët, kinezët dhe fuqi të tjera atomike po punojnë gjithashtu për armë të tilla. Pra është vetëm një çështje kohe, deri sa të bëhet e pamundur që të kontrollohen këto “Mini Nukes”. Terroristët do t’i shfrytëzojnë ato për qëllimet e tyre. Ose të paktën do të përpiqen. Me ndërtimin e Mini-Nukes” politikanët – si Presidenti i SHBA – luajnë ruletë ruse.

Që dështoi politika atomike e Obamas, kjo ka disa shkaqe. Kështu dështoi fillimi i ri në marrëdhëniet me Rusinë. Veç kësaj shtrohet çështja nëse Irani do të heqë dorë në plan afatgjatë nga armët atomike të tijat. Izraeli dhe shumë shtete arabe janë skeptike në këtë drejtim. Personi tek i cili dikur qenë lidhur shpresat në Shtëpinë e Bardhë u përpoq të ndërmerrte në vitin 2009 një fillim të ri në politikën e sigurisë -me establishmentin e vjetër politik: Robert Gates, Hillary Clinton dhe zëvendëspresidentin Joe Biden. Kjo ishte në rastin më të mirë naive. Në rastin më të keq mbivlerësim i vetes. Sepse këta politikanë bëjnë pjesë në Uashington tek luftëtarët e luftës më të ftohtë.

Çfarë mbetet atëherë?

Präsidenti Obama do të gjejë në vizitën e tij në Hiroshima fjalë që e veshin dhimbjen për rreziqet e luftës atomike. Por spektatorët nuk do të gënjehen: në veprat e tyre, ju duhet t’i njihni ata (1.Johannes 2, 1-6)

SHKARKO APP