Sekretet e avionit Air Force One të Presidentit të SHBA

Air Force One është mes simboleve më të njohur të presidencës amerikane. I gatshëm për të transportuar presidentin kudo që ai ka nevojë të udhëtojë në botë, ai është pjesë e qendrës së komandës së lëvizshme, e zyrës dhe hotelit.

John F. Kennedy ishte presidenti i parë që udhëtoi në një avion të ndërtuar posaçërisht për përdorim presidencial, në vitin 1962. Dy avionët e përdorur sot nga presidenti Obama, janë dy Boeing 737-200B, me trup të gjerë, që u përdorën per hërë të parë nga presidenti George H.W.Bush. Ata janë të pajisur me gjithçka që presidentit i nevojitet për të përmbushur detyrat e tij në rast emergjence.

Secili nga avionët ka një sipërfaqe prej 370 metrash katrorë në të tre nivelet. Ka një repart mjekësor që funksionon edhe si sallë operacioni dhe një mjek është gjithnjë në bord. Kuzhina mund të gatuajë për 100 persona njëherësh. Një dhomë e madhe konferencash shërben si dhomë ngrënie.

Ka dhoma për këshilltarët, oficerët e shërbimeve sekrete, gazetarët dhe të ftuarit. Air Force One mund të furnizohet me karburant në fluturim dhe është i pajisur me teknologjinë e fundit të komunikimit.

Suita e presidentit përfshin një dhomë gjumi, një banjo, një palestër dhe zyrën e punës.

Mekanikët e U.S. Air Force’s 89th Airlift Wing që ndodhet rreth 10 milje larg Shtëpisë së Bardhë merren me mirëmbajtjen. Avionët janë tepër të pastër. Ata pastrohen me dorë të paktën 1 herë në javë, brenda hangarëve ku mbahen. Disa avionë mallrash fluturojnë përpara Air Force One me limuzinat presidenciale, makinat e shërbimeve sekrete dhe ndonjëherë edhe me helikopterë të Marine One.

SHKARKO APP