Serbia, macja që kërkon të bëhet luan
E shqiptarët të humbur në histori , si meteoritet ne galaksinë e pafundme as që e dijnë se bile në “ Ditarët e oborrit Mbretëror Kinez “ që mbahen në mënyrë të vazhdueshme e pa ndërprerje që 2000 vjet parK. “mbajnë në vete shënimet për serbët që jetonin në Sarmantinë aziatike dhe që populli serb kishte jetuar që nato kohëra prej Siberisë e gjer tek Venediku i Italisë. “ . Nëse shkohet edhe më largë atëherë shofim që “ një nga Franca Robet Siprian e paska gjetur teorinë e zhvillimit të serbëve nga iliro-serbët” dhe me këtë teori e spjegon shtrirjen e serbëve që nga Deti Baltik, ai i Zi e deri në Kaukaz tek Liqeni Kaspik “ Dhe ne shqiptarët jemi këndej pari sipas disave , që nga ardhja turkut ?
Por të vazhdojmë të “mahnitemi” me “lashtësinë” e këtij kombi fqinj të cilëve as që iu del kush përpara: ” Një rremb i Serbëve , që nëpërmjet Azisë së Vogël që 3000 vjet paraK kishte arrijtur në Ballkan qenkan instaluar rreth Rashkës së Vjetër dhe pastaj në tri hove , 1800,1 500 dhe 1400 vjet paraK. paskan pushtuar Kretën . aty i paskan mundur Kretasit dhe me ata së bashku e paskan lindur kombin e ri të grekëve apo helenëve. Sipas shënimeve serbe edhe emri i qytetit të Athinës dhe perëndeshës me të njejtin emër, nukqenka grek por se është serb.” Sa qesharake , thonë serbët :” ka shënime që flasin se vetë grekërit e quajnë vetën pellazg dhe se e flitshin një gjuhë”barbare “ dhe nuk e dinin që ata ishin vetë serbët “
Nëndanubi , “parahisorikisht ishte venlindja e serbëve”; këtë e dëshmon Milosh Millojeviqi (Милош Милојевић ) dhe shkruan:” Serbët që nag parahistoria kanë jetuar në tokat e tyre të sotme,që nga Italia apo Deti i Mesdheut e deri në Greqi, që nga Deti Adriatik e deri në Detin e Zi dh gjithëmonë e kanë pasur shenjtërinë e tyre, kishat e tyre , arqipeshvitë e tyre. kur ë shek.e 4-të pasK. ishte sulmi i hunëve në tokat e tyre atëherë ata u tërhoqën në Zveçan të Kosovës dhe bile që në atë kohë e ngritën Mitrovicën ( e Kosovës). “ Sipas Millojeviqit “ Kisha serbe është më vjetër se ajo e Romës dhe ajo e Bizantit”
Mbani në mend këtë , se çka shkruhet në mediat serbe :” Në librin “ Civilizimi e gjermanëve dhe i Vikingëve” botim i v.1976, me autor Patrick Louth (Zvicër) shkruhet se nja 2000 vjet para K. në vendet Skandinave kishin ardhur popujt eluginës së Nëndanubit .
Për shumë hulumtues , kjo gjithëmonë ka mbetur e pa sqaruar si ardhja e një një populli “ misterioz”. Po nga Zvicra e kemi tjetrin Eugene Pittard i cili thot që ”ai popull misterioz” që u shpërngul në brigjet e Norvegjisë dhe Skotlandës ishin popull i racës dinarike, ishin trupgjatë dhe të bukur.. Sipas hulumtuesit Pittard ata kishin lëvizur nga Vendiku nëpërmes Europës Qendrore dhe Gjermanisë deri në Suedi dhe Norvegji , dhe rrembi tjetër nëpër kanalin Moreuz ishin vndosur në ishujt britanik. Të gjithë këta ishin serbët tonë , perfundojnë mediat serbe.” (Други Швајцарац Јуџин Питар (Eugene Pittard) каже да су ти “мистериозни” народи населили и обале Норвешке и Шкотске, а сматр Patrick Louth али су их припадницима динарске расе, били су високог стаса и лепи. По Питару кретали су се од Венеције, преко Централне Европе и Немачке, до Шведске и Норвешке, а друга грана прешла је мореуз Кале и настанила британска острва. Све су то били наши претци, Срби. )
Tani e kam një kërkesë për lexuesit : E njef kush këtë libër?
Se më “ata (serbët) e gjetën çelsin e leximit të shkrimeve etruske , dhe se etruskët ishin ata të Rashkës së sotit”. Për skeptikët po e lë në original :” Познато је да су Етрурци пре Латина живели у данашњој Италији и себе су називали Рашанима. Опште је прихваћено тумачење научника да реч Рас означава сој, расу, припадност племену које говори истим језиком. Ми данас знамо да су Рашани били житељи Немањине државе и још постоје рушевине града Рас. Према томе говорити о Етрурцима, значи говорити о Рашанима који су живели на подручју винчанске културе, северозападно од Прокупља. “ Se ç`më dhemb ,kur i lexoj mohuesit në të vërtetën shqiptare>