“Shansi i fundit”

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, thotë se samiti katër-palësh mbi konfliktin në Ukrainë, ka shumë gjasë të mbahet sot në Minsk, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura.

Teksa luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar dhe vetëm nga sulmet e djeshme të rebelëve janë vrarë nëntëmbëdhjetë civilë, Fabius tha sot se takimi i Minskut “është shansi i fundit”, raporton REL.

Takimi në Minsk mes kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande, presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas Petro Poroshenko, është pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e tij, ministri i Jashtëm francez i ka bërë sot për radion shtetërore franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, presidenti francez, Hollande, ka thënë se nëse nuk nënshkruhet një marrëveshje paqeje, jemi duke shkuar drejt luftës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?