SHBA embargo Turqisë

“Të gabuar” dhe “absurd” e quan Ministria e Jashtme turke propozimin e deputetëve të Kongresit amerikan për të imponuar sanksione mbi sektorin e mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm turk ka paralajmëruar se qasja e SHBA ndaj kësaj çështjeje është e papërshtatshme për vendet aleate dhe se Ankaraja do të hakmerret nëse shitjet e armatimeve amerikane për Turqinë do të ndërpriten.

Në një intervistë me CNN Turk, Mevlott Tsavusoglu tha se propozimi i paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve për pezullimin e përkohshëm të shitjes së armëve për Turqinë, përfshirë avionët luftarak F-35, është i gabuar dhe i paarsyeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen të kujtohet se buxheti i mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara prej 717 miliardë dollarësh, të cilin Shtëpia e Përfaqësuesve publikoi të premten, parashikon ndër të tjera, një ngrirje të përkohshme të shitjes së armëve në Turqi, shkruan Respublica.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në veçanti, siç raportohet nga Reuters, Komiteti i Mbrojtjes i Kongresit pritet të diskutojë javën e ardhshme miratimin e të buxhetit të mbrojtjes dhe të shqyrtojë jo vetëm shpenzimet e mbrojtjes, por edhe se si do të përdoren paratë e buxhetit.

Dhe e gjithë kjo me një vështrim ndaj konkurrencës me Rusinë dhe Kinën, dhe mundësinë e ndalimit të shitjes së sistemeve të mbrojtjes në Turqi.

Ndër të tjera, përmes këtij projektligji, Komisioni i kërkon Ministrisë së Mbrojtjes t’i japë Kongresit një raport mbi marrëdhëniet SHBA-Turqi dhe të ndalojë shitjen e avionëve
F- 35, ndaj Turqisë.

Edhe pse Turqia është aleate e SHBA në NATO, marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit janë përkeqësuar kohët e fundit.

Turqia, thotë Reuters, mbështet luftën amerikane kundër Shtetit Islamik, por është e zemëruar me mbështetjen e SHBA ndaj luftëtarëve kurdë në Siri.

Në të njëjtën kohë, SHBA është e shqetësuar për blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të gjithë amerikanëve që mbahen në burgjet turke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?