SHBA, republikani Rand Paul shpall kandidaturën për president

 

Senatori republikan, Rand Paul do të jetë në garën për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2016-ës.

Lajmi konfirmohet përmes faqes zyrtare të senatorit të Kentakit. Pikërisht nga Kentaki pritet që Paul të shpallë edhe formalisht ambicien e tij, raporton TCh.

“Do të garoj për president për t’i rikthyer vendit tonë parimet e lirisë dhe pushtetin e kufizuar të qeverisjes”, thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Rand Paul.

Por përpara sfidës me kandidatin demokrat në 2016-ës, Paul duhet të mposhtë rivalitetin brenda llojit dhe nëse del fitues nga ky rivalitet atëherë do të jetë kandidati zyrtar i republikanëve që do të përballet me kandidatin demokrat për t’i zënë vendin Obama-s.

Paul, 52-vjeç dhe një ish-kirurg okulistik, është emri i dytë i dalë nga radhët e republikanëve që njofton zyrtarisht ambicien për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

SHKARKO APP