Shefi i Adidas: Njeriu që lëvizte gjërat në futboll

 

Ai ishte figura kryesore në blerjen e dyshuar të Botërorit në vitin 2006: Shefi i dikurshëm i Adidas-it, Robert Louis-Dreyfus ishte një nga menaxherët më me ndikim në sportet ndërkombëtare. Futbolli dhe paraja ishin lojërat e tij

Nga Peter Ahrens, Der Spiegel

Në varrimin e tij në vitin 2009 ishin të gjithë edhe njëherë së bashku.

Shefi i FIFA-s, Joseph Blatter, presidenti i Bayern-it, Uli Hoeness, Franz Beckenbauer.

Robert Louis-Dreyfus, që vdiq nga leuçemia në moshën 63-vjeçare, kishte lidhje me të gjithë- financiarisht dhe privatisht, kjo i bënte bashkë.

Ai e përziente paranë dhe futbollin, dy lojërat e tij të preferura.

Louis-Dreyfus nuk ishte një manipulator i futbollit, kjo fjalë ishte shumë e vogël për të.

Ai ishte një person, për të cilin u shpik fjala ‘e dyshimtë’.

Ai preferonte të ‘lëndonte’ rregullat.

Louis-Dreyfus ishte një figurë qëndrore në ofertën gjermane për Botërorin e vitit 2006.

Siç raportoi Spiegel, komiteti i ofertës gjermane kishte ngritur një fond të zi, që ishte mbushur nga shefi i dikurshëm i Adidas në mënyrë të fshehtë me 10.3 milionë franga zvicerane.

Qëllimi ishte që Gjermania të blinte organizimin e Botërorit.

Louis-Dreyfus, i quajtur edhe RLD, ishte një ‘bërës’.

Në vitin 1993 ai mori përsipër grupin Adidas si shef ekzekutiv. Francezi njihej si një menaxher i zoti.

Më parë kishte drejtuar kompaninë amerikane farmaceutike, IMS dhe agjencinë e njohur të marrëdhënieve me publikun Saatchi&Saatchi.

Kështu kishte krijuar imazhin e një rinovuesi të pakompromis.

Këtë bëri edhe tek Adidas.

Prodhuesi i mallrave sportive me qendër në Herzogenaurach, i drejtuar deri në atë kohë nga zvicerani Rene C. Jaggi, që më vonë tentoi të bëhej president i FC Kaiserslautern- nuk ishte në gjendje të mirë.

Produktet e saj cilësoheshin të dala mode.

Louis-Dreyfus ktheu gjithçka. Me të gjitha mjetet. Pushoi nga puna shumicën e menaxherëve, prodhimi u zhvendos kryesisht në Azi, me pagesa të ulëta.

Kur ai u largua në vitin 2001, Adidas ishte bërë një lojtar global (Global Player), siç është edhe sot.

Vitet 90. Ishte koha kur futbolli evoluoi në një makinë parash.

Dhe Louis-Dreyfus ishte një nga njerëzit që drejtonte levën e kësaj makine.

 

Louis-Dreyfus dhe Hoeness- më shumë se një marrëdhënie biznesi

Louis-Dreyfus ishte një manaxher, që zotëronte në mënyrë perfekte artin e dhënies dhe marrjes.

Askund nuk ishte më e qartë kjo se në marrëdhëniet e tij me Uli Hoeness.

Në vitin 2000, në të cilin u vendos për dhënien e Botërorit Gjermanisë, ai i dha Hoeness- në mënyrë private, plot 20 milionë marka.

Kjo dukej se ishte shuma fillestare që i dha mundësi Hoeness të niste ‘bixhozin’ financiar, që e çoi më vonë në burg.

Menaxheri i Adidas dhe shefi i Bayern-it, kjo ishte më shumë se një marrëdhënie biznesi, por ishte edhe më shumë se një miqësi.

Vetë Louis-Dreyfus ishte një shmangës, pasurinë e tij fillestare në SHBA e kishte lënë në poker.

Hoeness ishte i mahnitur nga moskokëçarja e francezit.

Mbante rrallë kravatë, shkonte me bluzë dhe xhinse në mbledhjet e bordit, paratë i merrte si lojë, pasi rridhte nga një familje që kishte pasur gjithmonë para.

Louis-Dreyfus imponoi mënyrën se si Hoeness e bëri Bayern-in një markë europiane në majën e futbollit.

Ata kuptoheshin shumë mirë dhe mbi këtë bazë bënë marrëveshjen e tyre.

Një vit pasi Louis-Dreyfus i tha Hoeness paratë, Bayern dhe Adidas vulosën partneritetin e sponsorëve, edhe pse konkurrenti Nike kishte ofruar më shumë para.

 

Marseille do bëhej ‘FC Bayern e jugut’

Shumë më vonë, Louis-Dreyfus nuk ishte më tek Adidas, por aksioneri i klubit të skandaleve në Francë, Olympique Marseille. Marrëdhënia mes miqve të vjetër mori sërish jetë.

Louis-Dreyfus dhe Hoeness rregulluan transferimin e Franck Ribery nga Marseille tek Bayern.

Louis-Dreyfus e përshkruante veten si njeri të çmendur pas futbollit.

Në Marseille ëndërronte që të krijonte një ekip si ‘FC Bayern i jugut’.

Përsëri burimet e financimit ishin relativisht të parëndësishme.

Flukset e paqarta monetare, ndër të tjera për transferimin e Laurent Blanc dhe Fabrizio Ravanelli-t bënë që ai dhe trajneri Rolland Courbis të përfundojnë në vitin 2006 në gjykatë.

Louis-Dreyfus u dënua me kusht dhe një gjobë të rëndë, Courbis përfundoi në burg.

Që në vitin 1991 në SHBA, ai ishte dënuar me një gjobë prej 200 mijë dollarësh për shkak se kishte shkelur rregullat e tregtimit të brendshëm të aksioneve.

Të gjitha këto nuk ia kanë cenuar perandorinë.

E veja e tij, Margarita, tani konsiderohet një nga gratë më të pasura në Francë, me një pasuri prej 5 miliardë euro.

Rusja ka marrë përsipër edhe drejtimin e klubit Olympique Marseille.

Edhe ajo ka një rrjet të mirë.

Së fundmi u pa në tribunën VIP duke bërë shaka me ish-presidneti francez, Nicolas Sarkozy.

Paraja dhe futbolli- gjithçka mbetet në familje.

SHKARKO APP