Shërbimet sekrete po bëjnë një luftë në hije për koronavirusin

Nga Calder Valton- Foreign Policy

Pandemia koronavirus që aktualisht ka pëfshirë gjithë botën është më shumë sesa një emergjencë e shëndetit publik, shkruan Foreign Policy

Ajo paraqet kërcënime për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe të luftosh kundër virusit,siç kanë theksuar edhe udhëheqësit e disa vendeve, ngjan me një luftë madhore që përfshin një numër të madhe viktimash.

Shërbimet e inteligjencës do të kenë një rol të madh në këtë luftë, ashtu siç kanë pasur  në luftërat e mëparshme përgjatë historisë. Ky rol do të luhet kryesisht në hije, por nuk do të jetë më pak i rëndësishëm, raporton abcnews.al.

Ekzistojnë katër mënyra që shërbimet e inteligjencës do të kontribuojnë në luftën kundër COVID-19.

1.Së pari, ata do t’u ofrojnë politikëbërësve vlerësime në lidhje me përhapjen dhe ndikimin e virusit. Komuniteti i inteligjencës amerikane tashmë ka një strukturë të përkushtuar në vijën e parë të luftimeve COVID-19.

Qendra Kombëtare e Inteligjencës Mjekësore (NCMI), me qendër në Fort Detrick në Maryland është e  pajisur me epidemiologë, virologë dhe ekspertë të tjerë.

NCMI vepron si një zyrë qëndrore për inteligjencën e SHBA me të gjitha burimet për virusin. Duke u bazuar në Luftën e  Ftohtë, NCMI ka qenë sytë dhe veshët e Amerikës kur bëhej fjalë për kërcënime biologjike që nga viti 2008, duke përfshirë tashmë edhe  COVID-19. Sipas raportimit publik, në janar dhe shkurt të këtij viti, komuniteti i inteligjencës amerikane paralajmëroi administratën Trump në lidhje me kërcënimin e virusit që u përhap nga qyteti kinez Wuhan, nga ku ka origjinën, dhe duke u bërë një pandemic tashmë.

Presidenti Donald Trump hodhi poshtë ato paralajmërime të inteligjencës. Por kjo sjellje e gabuar ndaj COVID-19 nuk ishte një dështim i inteligjencës amerikane .

Përkundrazi, ishte një dështim i politikës, madje një dështimet më të rrezikshme në historinë e SHBA.

2.Mënyra e dytë që shërbimet e inteligjencës do të kontribuojnë në luftimin e COVID-19 është vjedhja e sekreteve, raporton abcnews.al

Me pandeminë COVID-19, inteligjenca amerikane do të jetë në gjendje t’i sigurojë politikëbërësit në Uashington  informacion unik – të padisponueshëm nga ndonjë burim tjetër – për sekretet e shteteve të huaja në lidhje me virusin, duke përfshirë nëse burimet e tyre zyrtare nga qeveria për koronavirusin janë të sakta.

Këto sekrete do të jenë veçanërisht të rëndësishme për t’u zbuluar në regjime të mbyllura si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut. Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Kina fsheh shtrirjen e shpërthimit të saj fillestar, ndërsa Rusia në fillim kishte nivele të ulta zyrtare të infeksioneve COVID-19, por tani ka imponuar rregulla drakoniane.

Inteligjenca amerikane dhe partnerët e saj, do të kenë role kryesore në verifikimin e shifrave të tyre zyrtare. Këto do të vijnë nga spiunazhi, zanati i vjetër i rekrutimit të burimeve njerëzore me qasje në informacione sekrete përkatëse. Padyshim që do të ketë nga inteligjenca teknike, siç janë inteligjenca e sinjaleve ose inteligjenca e imazheve, që tregon mashtrimet e shteteve për COVID-19.

3.Mënyra e tretë që shërbimet e inteligjencës do të luajnë një rol të rëndësishëm në përgjigjen ndaj koronavirusit, dhe pandemive të ardhshme, është duke luftuar lajmet e rreme.

Pekini dhe Uashingtoni aktualisht janë të angazhuar në një betejë propagandistike se cila prej tyre udhëheq botën në mposhtjen e COVID-19,  gjithashtu nëse qeveritë demokratike apo jodemokratike mund të mbrojnë më mirë qytetarët.

Ndërsa përhapja e koronavirusit në Amerikë po rritet në mënyrë eksponenciale, dhe ndërsa numri i viktimave në SH.B.A. tani po tejkalon Kinën, Uashingtoni po e humbet këtë  betejë .

Duke akuzuar Shtetet e Bashkuara publikisht, qeveria kineze ka deklaruar për një teori konspirative që ushtria amerikane ishte përgjegjëse për importimin e koronavirusit të ri në Kinë. Pavarësisht nëse politika kineze e njeh atë apo jo, pretendimi i saj i rremë është një teori e vjetër e komplotit të Luftës së Ftohtë të zhvilluar nga inteligjenca Sovjetike: që ushtria amerikane zhvilloi HIV.

KGB (Komisioni për Sigurinë e Shtetit)  përhapi informacionet që HIV është prodhuar në institutin sekret të kërkimit biologjik amerikan në Fort Detrick — për ironi, personi që përhapi informacionin tani është në vijën e parë të përgjigjes së inteligjencës amerikane ndaj COVID-19. Pra, ekziston një konvergjencë e trishtuar midis keqinformacioneve  të mëparshme sovjetike në lidhje me një pandemi dhe përpjekjeve të Sh.B.A për të kundërshtuar sot.

Nuk është për t’u habitur që përballë një virusi të ri vdekjeprurës, pa kurë, shoqëritë janë të hutuara, të frikësuara dhe ato janë një  pre e lehtë përballë keqinformimeve shtetëore dhe jo shtetërore,raporton abcnews.al

Në rrethana të tilla, vetë natyra njerëzore kërkon shpjegime, dhe dora e fshehur e një qeverie të huaj është një mënyrë për të shpjeguar ato të pashpjegueshmet.

Gjatë Luftës së Ftohtë, qeveria e Sh.B.A-së hartoi një strategji jashtëzakonisht të suksesshme për të kundërshtuar lajmet e rreme të KGB për HIV.

Në fillim të viteve 1980, Presidenti Ronald Reagan themeloi një grup ndër-departamental për të kundërshtuar lajmet sovjetike: Grupin e Punës për Masat Aktive (AMWG), strategjia e të cilit ishte e trefishtë: raport, analizim dhe publikim.

Ai zbuloi rolin e KGB-së në informacionet e rreme të  HIV-it nga mbledhja e inteligjencës – ndoshta nga një spiun. Të armatosur me këtë informacion, AMWG ia atribuoi teorinë e komplotit Kremlinit, dhe, në një seri takimesh të profilit të lartë me udhëheqësit sovjetikë, Shtetet e Bashkuara publikuan operacionin e Kremlinit. Menjëherë pas kësaj, në 1987, Moska kundërshtoi papritmas teorinë e komplotit HIV.

E njëjta strategji mund te zbatohet për të luftuar keqinformimet ndaj COVID-19 sot.

Shtetet e Bashkuara mund të krijojnë një AMWG të ditëve moderne për të luftuar lajmet e rreme.

Sidoqoftë, në epokën e mediave sociale, përpjekjet e saj do të duhet të përshpejtohen dhe do të duhej bashkëpunim nga kompani kryesisht të mediave sociale, të cilat tani e realizojnë  më shpejtë, më  lirë dhe më  lehtë përhapjen e lajmve të rreme se kurrë më parë në histori.

Në Luftën e Ftohtë, KGB përhapi lajmin e rremë për HIV duke publikuar informacione të rreme në botime të ndryshme, duke regjistruar prova pseudo-shkencore, të cilat mediat sovjetike dhe të prapambeturit në median perëndimore i raportuan si fakte të vërteta.

Operacioni pati sukses deri kur, në vitin 1986, mediat kryesore perëndimore kuptuan ngjarjen. Sidoqoftë, ishte një ndërmarrje e ngadaltë, e mundimshme dhe e ndërlikuar për inteligjencën Sovjetike.

Një tjetër ndryshim i madh midis përgjigjeve të së kaluarës dhe atyre të tanishme amerikanë ndaj keqinformitmit pandemik është keqinformimi aktual i Shtëpisë së Bardhë rreth COVID-19, raporton abcnews.al

Trump ka dhënë shumë deklarata të rreme dhe mashtruese në lidhje me virusin dhe përhapjen e tij. Për më tepër, ndryshe nga presidentët e mëparshëm, Trump ka pyetur nëse ndonjë qeveri tregon të vërtetën në lidhje me të. Këtë javë, ai tha se çdo vend perhap lajme të rreme në lidhje me virusin – duke nënkuptuar se kjo nuk është ndonjë gjë për ta bërë të madhe.

4.Mënyra e katërt dhe e fundit që inteligjenca mund të ndihmojë në luftimim e COVID-19 dhe pandemive të tjera është përmes mbikëqyrjes.

Këtu, regjimet autoritare si Kina kanë avantazhe të mëdha  ndaj demokracive liberale perëndimore, të cilat respektojnë sundimin e ligjit dhe liritë civile.

Kina ka vendosur mbikëqyrje masive ndërhyrëse të qytetarëve të saj për të luftuar virusin, duke përdorur ID dixhitale për të monitoruar lëvizjet e njerëzve dhe madje duke ofruar shpërblime për informimin e fqinjëve të sëmurë.

Ndërsa , amerikanët nuk kanë filluar ende të diskutojnë për politikat publike në lidhje me masat që ata duhet të marin për të mbrojtur shëndetin publik përmes gjurmimit të kontaktit.

Një nga aleatët më të afërt të Amerikës, Izraeli, ka vendosur një program mbikëqyrës mbarëkombëtar duke përdorur teknologji spiunazhi për gjurmimin e telefonit, i krijuar fillimisht për luftën kundër terrorizmit,tani do të përdoret për të gjurmuar persona që janë të infektuar ose që kanë rrezik të infektohen.

Derisa të gjendet një vaksinë, e cila ka të ngjarë të zgjasë midis 12 dhe 18 muajsh, amerikanët duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të zbatojnë një mbikëqyrje të ngjashme si Izraeli – duke lënë mënjanë atë në Kinë.

Ku qëndron ekuilibri për amerikanët midis sigurisë shëndetësore publike dhe lirive civile? A do të ishte një operacion i gjerë kërkimi  dixhital me ligj në Shtetet e Bashkuara, ndoshta nën rregullat e urgjencës së kohës së luftës, dhe cilat masa mbrojtëse duhet të kërkojnë amerikanët për ruajtjen e informacionit privat?

Këto nuk janë ide abstrakte për debate në një seminar të shkollës së drejtësisë. Këto  janë çështje urgjente të botës reale. Në Britani, ish-drejtësi i Gjykatës Supreme Jonathan Sumption ka fyer policinë britanike këtë javë për turpërimin publikisht të njerëzve që shëtisnin në parqe publike kundër udhërave të qeverisë.

Siç vuri në dukje Sution, një forcë policore që zbaton urdhërat e një qeverie pa ndjekur rregullin e ligjit është ajo çfarë polici shteti do të thotë.

Qeveria amerikane ka aftësitë e nevojshme teknologjike për të krijuar një rrjet dixhital  vendas  të ngjashëm  me atë të Izraelit.

Në vitin 2018, Gjykata Supreme e SHBA vendosi që, autoritetet amerikane duhet të marrin urdhër për gjurmimin e celularit, por që ka situata të caktuara emergjente kur nuk ke kohë as mundësi të marrësh një urdhër si për shembull :kërcënimet me bomba, gjurmimi i të arratisurve, ose “për të mbrojtur individët që janë kërcënuar.

” Kongresi i SHBA duhet të ketë një politikë urgjente dhe diskutim juridik nëse COVID-19 paraqet një emergjencë të tillë – një diskutim që duhet të përfshijë paralajmërime të fuqishme në lidhje me programet e qeverisë amerikane për të mbledhur të dhëna  të kontaktit.

Në të kaluarën, programe të tilla amerikane të miratuara gjatë luftërave kanë vazhduar, në fshehtësi, edhe pasi ato luftëra kanë mbaruar. Nëse Shtetet e Bashkuara krijojnë një operacion të gjerë kërkimi dixhital të ngjashëm  me Izraelin për të mbrojtur shëndetin publik kundër COVID-19, amerikanët duhet të kërkojnë mbikëqyrje dhe transparencë në lidhje me të,raporton abcnews.al

Autoritetet amerikane duhet të tregojnë raporte të rregullta statistikore dhe transparente për natyrën dhe shkallën e të dhënave dixhitale të mbledhura, të ngjashme me ato që inteligjenca amerikane ka prodhuar pas zbulimeve të Edward Snowden.

Në çdo rast, katër mënyrat e mësipërme tregojnë se si shërbimet e inteligjencës mund të kontribuojnë në mposhtjen e COVID-19.

Kur të vendoset që dokumentet të mos jenë më sekrete, do të zbulohet se shërbimet e inteligjencës po ndihmonin qeveritë e tyre përkatëse në një mënyrë tjetër – përmes spiunazhit.

Shërbimi kryesor i inteligjencës së Izraelit, Mossad, raportohet se ka kryer një operacion sekret për të blerë komplete testimi COVID-19 nga jashtë. Nuk është e vështirë të imagjinohet se dhe shtetet e tjera kanë kryer  operacione të ngjashme. Në fund të fundit, shërbimet e inteligjencës do të jenë gjithnjë streha e fundit për shtetet sovrane.

Sa i përket të ardhmes, qeveritë në të gjithë botën janë të sigurta që do të kërkojnë një lloj të ri të inteligjencës homologe për të siguruar që kurrë nuk do të kapen në befasi.

Vendet që kanë burime të tilla, janë  Shtetet e Bashkuara.

Ashtu si katastrofat e mëparshme të Sigurisë Kombëtare të Sh.B.A-së, si Pearl Harbour dhe 11 Shtatori, çuan në përmirësime të inteligjencës amerikane për të siguruar që katastrofa të tilla mos të  ndodhin kurrë më dhe koronavirusi do të bëjë të njëjtën gjë.

Inteligjenca pandemike do të bëhet një pjesë qendrore e sigurisë së ardhshme kombëtare të Sh.B.A-së, së bashku me fushat e tjera si lufta kundër terrorizmit dhe siguria në internet.

Fatkeqësisht, këto fusha mund të përplasen, pasi aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë(  aktorët e shtetit janë qeveri ose agjensi të vendeve të huaja dhe aktorët jo-shtetërorë janë individë ,organizatë që kanë fuqi sociale, politike dhe ekonomike për të ndikuar në politikat kombëtare , ndërkombëtare) do të përfitojnë nga pasojat gjeopolitike nga virusi për të kryer terrorizëm, spiunuar dhe nisur sulmet kibernetike.

Qeveritë së shpejti madje mund të përballen me një terrorizëm të ri – terroristë të infektuar me COVID-19 që e përhapin qëllimisht.

Pyetjet serioze – dhe paditë e së ardhmes – do të jenë ato që do të  shqyrtojnë nëse përgjigjet konfuze dhe jokonsistente të politikës  të Trump ndaj virusit do t’i kushtojnë jetë Amerikës.

Por, mund të shpresojmë se do të ketë konsensus që disa nga pjesët më të rëndësishme të inteligjencës amerikane mund të bëhen  publike gjatë emergjencave.

SHKARKO APP