Shkencë: 11 pritshmëritë për vitin 2015
Viti qe sapo ka filluar premton arritje te reja ne fushën e fizikes, te shëndetit dhe ruajtjes se ambientit. Me poshtë janë disa nga me te rëndësishmet.
1. Rikthimi i LHC. Është fjala për Large Hadron Collider, ose siç e kemi mësuar, stacioni CERN i Gjenevës. Kështu, mendohet qe ai te rifilloje punën ne mars te këtij viti dhe mendohet qe te punoje me një fuqi prej 13 teraelektronvolt, ose dy here me e madhe se ajo qe ishte tentuar për tu arritur me pare. Nëse edhe kjo fuqi nuk do te jete e mjaftueshme për te zbuluar pjesëzat super te renda, atëherë, teoria aktuale supersimetrisë, sipas se cilës çdo pjesëz e njohur ka korrespondenten e saj supermasive ne boten subatomike, do te pësonte goditje, ulje te popullaritetit dhe besueshmërisë.
2. Një marrëveshje e re për klimën. Qe ne vitin 2014, Kina dhe SHBA kane pranuar se do te kufizojnë sasinë e gazrave qe hedhin ne atmosfere. Për këtë, është parashikuar qe ne dhjetorin e ardhshëm, te mbahet ne Paris, COP21, Konferenca e Kombeve te Bashkuara mbi klimën ne te cilën shpresohet te arrihen marrëveshje e cila mund te hyje ne fuqi duke filluar nga viti 2020, ne skadim te protokollit te Kyoto-s.
3. Përfundimi i epidemisë se Ebola-s. Viti 2014 ishte kulmi i infeksioni dhe përhapjes se sëmundjes, ndërsa viti 2015 mendohet te jete ai i frenimit. Brenda qershorit, mendohet qe te jete gati vaksina e pare dhe te merren rezultatet te cilat parashikohen te mira.
4. Udhëtim drejt nanoplanetëve. Nëse gjate viti 2014, njeriu arriti te ule për here te pare një rover ne një kometë, viti 2015 do te jete ai i uljes mbi nanoplanetët. Ne mars te këtij viti, sonda e NASA-s pritet te futet ne orbitën e Cerere-s, trupi qiellor me i dendur i fashës se asteroideve mes Marsit dhe Jupiterit. Ne korrik, pas një udhëtimi prej 5 miliard kilometrash, një tjetër sondë e NASA-s, New Horizons, mendohet te arrije Plutonin.
5. Qyteti prej grafeni. Ne vitin 2015 do te shohë dritën e diellit një Institut i ri kërkimi, sikurse ai i Francis Crick Institute ne Londër, ne fushën e biomedicinës qe do te ketë ne përbërje 1250 kërkues shkencore, fale një investimi te qeverise angleze prej 77 milion eurosh, për te realizuar, te ashtuquajturin “Qytet prej grafeni”, ndërkohë ne Seattle, do te hapet “Institute for Cell Science”, një financim i miliarderit dhe bashkëthemeluesit te Microsoft, Paul Allen, qe do te ketë si qellim studimin e qelizave njerëzore.
6. Barna te reja kundra kolesterolit. Aktualisht, një mënyrë e re terapie për luftën kundër kolesterolit, me ane te disa molekulave ne gjendje te ulin nivelin e lipoproteinave me densitet te ulet, LDL, ka dhënë rezultate te mira dhe pritet te vlerësohet edhe nga Food and Drug Administration ne SHBA. Nëse aprovohet, kjo do te jete një fitore e madhe ne luftën kundër kolesterolit dhe pasojave te tij ne aparatin kardiovaskular.
7. Gjurmimi i valëve gravitacionale. Gjate këtij viti, ne kërkim te valëve gravitacionale, te hipotetizuara nga Einstein dhe qe përshkruajnë ne mënyrë te pakapshme Universin, do te shtohen edhe dy instrumente te tjera. I pari ka te beje me rivënien ne funksionim te Laser Interferometer Gravitational-Wave Observatory dhe i dyti do te jete demonstrimi i pare i teknologjisë se LISA Pathfinder te ESA-s evropiane.
8. Gjate vitit 2013, u arrit te zbulohet dhe analizohet ADN-ja mitokondriale e një krijese te ngjashme me njeriun qe mendohet se ka jetuar 400 mije vite me pare. Kjo është deri tani genoma me e vjetër e zbuluar. Gjate këtij viti shpresohet ne një ndërmarrje tjetër titanike qe konsiston ne dekodifikim e saj, për te gjetur kështu lidhjet mes Homo Sapiens, Neanderthal dhe Denisoviani.
9. Manovra me karakter politik. Kjo ka te beje me vendimet e parlamentit britanik, i cili do te duhet te vendose për lejimin ose jo te fekondimit artificial qe lejon kryqëzimin e materialit biologjike te tre prindërve.
10. Eksplorimet me natyre oqeanike. Flitet për eksplorimin e deteve arktike. Për këtë është parashikuar angazhimi i dy anijeve, “Sikuliaq” e National Science Foundation (NSF), dhe “Neil Armstrong”, e Woods Hole Oceanographic Institution.
11. Viti i tokës. 2015 është vendosur nga OKB si viti i tokës, për te sensibilizuar vëmendjen e shteteve dhe qeverive ne ruajtje te burimeve dhe pasurive natyrore te planetit.