Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:38 Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete Bullgaria është në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që përfshiu 86 automjete në autostradën Trakia. Në këtë aksident humbën jetën 11 persona dhe dhjetëra…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkodra që po rilind… prej humusit t’vet

Forum E mërkurë, 28 Gusht 2024 12:17
Shkodra që po rilind… prej humusit t’vet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Shtatë vite më parë, në esse-n time “A mundet Shkodra me u përtri prej humusit t’vet?!”, nuk parashtrova vetëm pyetje, se sa u përpoqa të reagoj, duke fokusuar në vëmendje një dhimbje trazimtare, që vinte nga gjendja në të cilën ndodhej Shkodra, ajo Shkodër për të cilën Skënder Drini do të thoshte, se jeton dhe krenohet me t’shkumen e vet. E atëhershmja e saj, kridhej e përpëlitej nën retë e zeza të të pamundurës dhe një udhëkryqi pa kahje.

Dhe sot, si bir i saj dhe si zemër, që më thërret me përjetu me dhimbje çdo plagë, njashtu si me ju gazmu çdo t’mire që e zbukuron dhe e zgjon atë, i rikthehem këtij trajtimi, me arrit me thanë disa gjëra, siç i kuptoj dhe kam mundur ti konstatoj, ndoshta jo shumë afër, por jo edhe aq larg, sa mos me e ndi çdo puls të saj dhe me u përfshi në çdo përjetim që vjen ta mbushi atë me vitalitet dhe gjallnim rizgjimi.

Për atë, që është gjithnjë e më e dukshme në transformimin e Shkodrës, ndoshta jo të gjithë meritat i takojnë kryebashkiakut, Benet Beci dhe stafit të tij, por fakti se gjithçka ka nisur të ndryshojë me ardhjen e tij në përmbushjen e premtimit, të kthimit të Shkodrës shkodranëve, një llogari e thjeshtë i bie që atij t’i faturohet rilindja e Shkodrës.

Politikisht ose jo, e vërteta është më kokëfortë se çdo retorikë dhe zjarr debatesh.

“Shkodra shumë shpejt do të rivalizojë Tiranën”, kështu i thash kryebashkiakut Benet Beci, tregon miku dhe kolegu im, Bled Mane, një dashnor i Shkodrës, gjatë një bisede rreth asaj që ka në potenciale dhe premton ky qytet.

Ai nuk profetizoi, por parashikoi se kjo do të ishte e mundur. Dhe e vërteta po vërteton çdo ditë e më shumë, se Shkodra po rilind, për t’u ngjitur në madhështinë e vet. Prejku e zbriten keqqeverisjet qendrore dhe vendore, shpërdorimi ekstrem i politikës dhe humbja e shpresës. Ajo bimë e keqe djerrinash që mbollën ata që e donin Shkodrën vetëm për urë zjarri politik. Ata që e projektuan si bastion të demokracisë. Po, ata që ishin po ata, që e katandisën Shkodrën në një marionet të betejave politike dhe përfitimesh të pamerituara dhe votëbesimi që gjithmonë ju shpërdoru. Duke e keqpërdorur shpirtin antikomunist, secili gjeti te shkodranët mbështetje dhe votëbesim, madje edhe atëherë kur i madh e i vogël e kuptuan se gjithëkjo ishte një fars.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

U deshën tre dekada që pësimi shkodranëve t’u bëhej mësim, dhe të guxonin t’i besonin një dore tjetër që kërkonte ta ngrinte ku kishte rënë. Dhe, pavarësisht pakënaqësive për këtë ose atë mënyrë të të bërit të gjërave që udhëprinë kah ndryshimi i situatës, dhe rezervave, për këtë apo atë zgjidhje, realiteti ka mundësinë të tregojë një panoramë pozitive dhe premisat e një progresi të pandalshëm drejt një Shkodre që vetë Shkodra e meriton.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishte fatkeqe të dëgjoje njerëz që vetëm ankoheshin, për gjithçka dhe për çdo gjë, që nuk ishte siç duhej në këtë kryeqendër të Veriut, në këtë urëkalim kulturash dhe botëkuptimesh, tekkëtu ku kryqëzohen shtjella të fuqishme zhvillimi dhe komunikimi ekonomik, ku treguesit e turizmit dhe iniciativa e sipërmarrjes shënjojnë vlera në rritje.

Jeta kulturore e Shkodrës është treguesi më domethënës dhe patjetër është zgjedhur të jetë edhe lajmësi më i zëshëm i këtij ndryshimi. Sepse, prej thellë në kohë, ajo, shpirtit i të bukurës. i besoi asaj të rendte në krye. E paraprirë nga muzika, kënga, festivalet, risitë, kulmimet e ballafaqimeve novatore, të mbrujtura në një magje mjeshtrash dhe korifenjsh, të stolisura me hirin e haresë dhe zotnillekut shkodran, erdhën jo vetëm për të gjallëruar jetën e natës, por edhe për të pasurimin e traditës së saj me evente të kalibrit të lartë, zërash, mjeshtrash dhe virtuozitetesh. Ky obelisk i lartë mundi të ngjitej edhe pa paratë, bujarinë dhe bujën e Tiranës, të lartësohej pa u frikësuar se fama e saj, duke mbetur lavdi periferike, do të rrokte interes ndërkombëtar.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54

Ndoshta ekonomikisht Shkodra është ende larg Tiranës, për arsyet që dihen, kjo jo dhe aq për meritat e saj se sa për privilegjet e metropolit, të cilat kryeqendrën e Veriut, s’ka pse ta bëjnë inferior. Por, dihet dhe shihet, se impulsi i hovit që ka marrë në shumicën e treguesve Shkodra, jo vetëm do të përmbush “profecinë” e Bled Manes, dhe premtimet e kryebashkiakut Beci, por po dëshmon se rilindja e saj është zgjim i shpirtit shkodran, i udhëprirë nga puna që po bën pushteti vendor dhe nxitja e atij qendror, për të zgjuar gjithë kapacitetet që ka Shkodra, dhe për t’i shndërruar ata në potencial transformimesh të fuqishme.

Për ata që janë bashkëjetues të çdoditshëm të këtij qyteti, ndryshimi nuk do të jetë i konstatueshëm, siç është për ato vullnete dëshiruese, për ta riparë sërisht Shkodrën në fronin e zonjës mëmë, e hirit, sharmit dhe shpirtit të bukur.

A ka ende rrugë për të bërë ajo, për të mbërritur te ky altar, për të kapur këto pritshmëri, për të merituar emrin Shkodër, si mburrje po aq se sa edhe si përgjegjësi. Sigurisht që ka, sepse nevojat dhe kërkesat e saj rendin me të njëjtin nxitim sa dhe puna dhe përpjekja për të përmbushur detyrimet që rrjedhin.

Nëse pas këtij transformimi është politika, pse të druhemi të besojmë, dhe dymendjesh jemi të pranojmë se është pikërisht ajo që po bën gjënë e duhur për Shkodrën, ndoshta pak vonë dhe pas shumë zhgënjimesh.

Mba mend i tha Rama, kryebashkiakut të sapozgjedhur, Benet Beci, pak hapa larg asaj zyre ku ai qeveris sot Shkodrën, shkodranët të votëbesuan me mëndje, të duhet t’u fitosh zemrat që ta meritosh. Dhe ku jemi sot?

Një Shkodër që ka nisur të zgjohet, t’i kthehet historisë së saj, dishepujve që predikuan atë si besim, shenjtorëve që i blatuan shpirtin e madh themeleve të këtij tempulli që doli nga legjenda për tu ngjitur në panteon.

Nëse ata që e duan Shkodrën vërtetë, e kanë të pamundur ta besojnë se ajo “fatkeqësisht” nga rilindja po rilind, nuk kanë pse të jenë aq zemërgurë që të mos e pranojnë atë të rilindur.

Nesër, kur këto muhabete do të jenë retorik boshe, do të jetë vetëdija e çmilitarizuar nga pasionet politike, e vërteta kokëfortë, dhe Shkodra e rikthyer shkodranëve e rilindur, ajo që do të na udhëheqë arsyen dhe të na zgjojë shpirtin, ti jepemi asaj dashurie që na u mohua me zemërthyerje.

Shkodra është për t’u dashuruar, duje dhe mos u druj!

Etiketat e lidhura

albert vatajshkodra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Tani

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 12 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 16 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 25 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.