Shkrepe njëherë o derëbardhë, të përkohshëm jemi të gjithë në këtë botë!

Nga Mentor Kika
Pyet njëherë andej nga “rrugët” për atë tenderin e unazës, çfarë kriteresh kishte tenderi që nuk iu qas asnjë kompani shqiptare por erdhi një që nga ai ishulli i largët amerikan, që as vetë Amerika nuk e di ku bie, e që përfaqësohej nga një recepsionist në Tiranë. Bën vaki del ndonjë kriter, si ai tenderi i famshëm i para pak viteve, që e kishte kusht që kompania të kishte një inxhinier që të ishte diplomuar në vitin 1975 dhe këtë kusht e plotësonte vetëm kompania për të cilën u formulua ky kusht. Ndoshta thuhet aty që kompanisë duhet ti fillojë emri me D, apo pronari të ketë emër aziatik dhe të ketë pak mustaqe, dhe këto kompanitë tona nuk i plotësojnë këto kushte.
Pyet njëherë. Janë 18 milion Euro punë, cila kompani shqiptare do të refuzonte?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?