Shkullaku: Rama si Erdogan e Putin, dëshiron pushtet të pakufizuar
Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari Armand Shkullaku ka folur për qeverisjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Shkullaku ka thënë se Rama po provon të ketë rëndësi edhe jashtë kufijve të shtetit të tij dhe këtë pasi sipas tij, nuk mund ta arrijë me mënyrën e qeverisjes, për të cilën ka dështuar.
Fillimisht sipas gazetarit, Rama po provon që të rrisë ndikimin e tij në sy të ndërkombëtarëve dhe në Ballkan, duke bërë pajtimin historik shqiptaro – serb.
Shkullaku ka thënë se kryeministri nuk ka lënë hapësirë brenda partisë së tij për demokraci, duke e krahasuar atë me diktatorin Enver Hoxha.
Gazetari ka shtuar se kreu i Qeverisë shqiptare ka tendencë ashtu siç ka president turk Recep Tayyip Erdogan, apo ai rus, Vladimir Putin për pushtet të pakufizuar, dhe kontrollim të gjithçkaje brenda vendit. /Express/