Shoku Baton, Mos e përçani dhe keqpërdoni Kosovën!
Nga Arben Malaj
Shoku Baton, Mos e percani dhe keq-perdoni Kosoven.
Ngercin tone kushtetues midis presidentit dhe kryeministrit per respektin instiitucional te ndarjes, balances dhe kontroll te pushteteve duhet ta zgjidhim brenda vendit tone dhe vetem ne rruge kushtetuese, Debati per perfshirjen ose jo te kolegeve nga Kosova ne qeveri, deklaratat ne distance dhe debatet intensive pro dhe kunder ne rrjetet sociale, rrezikojne te krijojne efekte jo pozitive ne ndjesite publike ne Kosove dhe ne bashkepunim e ardhshem jo vetem ne nivele qeveritare.
Shqiperia nuk ka pse ti kerkoj falje Kosoves nqs nje i perzgjedhur i Presidenti, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit nuk behet dot ambasador, shef shtabi i ushtrise, zv minister, Minister apo zv kryeminister ne Shqiperi.
Politikanet shqiptare te cdo force politike dhe inetektualet nga te gjitha trojet shqiptare nuk duhet te nxisin negativitetin dhe agresivitetin ne asnje debat te brendshem qe ndikon negativisht ne opioninin publik te dy vendeve,
Kemi nevoje per me shume maturi, na duhet me shume pergjegjesi institucionale dhe publike sidomos ne njohjen dhe respektin e zgjidhjeve kushtetuese, se sa deklaratat publike qe nxisin dhe prodhojne emocione jo pozitive, agresivitet dhe negativitet publik.
Kosova si popull e njeh dhe e vlereson maksimalisht kontributin e shteti ame ne kapercimin e veshtiresive te saj duke filluar me perballimin e krizes me te madhe humanitare qe ka njohur Ballkani,
Kosova njeh dhe vlereson maksimalisht kontribuitin e Shqiperise meme ne fitimin e luftes per pavaresi, ne mbeshtetjen per ngritjen, njohjen dhe konsolidimin nderkombetare te saj.
Per promovimin apo mos promovimin e emrave konkrete dhe pa asnje kontribu te spikatur publik sidomos per Kosoven, kenaqen ose mund te merziten vetem sponsorizuesit e tyre private, por kurre jo populli fisnik dhe i pervuajtur i Kosoves,
Kriza humanitare 1999 eleminoj paragjykimet reciproke, krijoj miqesi te perhershme, rriti dashurine dhe respektin reciprok qe ndjehen edhe sot,
Sic thote edhe shkrimtari yne i madh Ismail Kadare ; “Ra ky /ai mort e u pame”, u rrezuan barrierat paragjykuese reciproke qe kishin rrenje te semura historike jo vetem ideologjike, u lehtesua bashkepunimi midis dy popujve, qeverive tona dhe vendeve tona.
Ky bashkepunim, integrim deri ne bashkim ne nje vend te vetem. eshte inspiruar si nje proces qe i perfshin te gjitha vendet e Ballkanit ne te ardhmen e perbashket euro-atlantike.
Ky vizion duke qene i bazuar tek paqja dhe prosperiteti ne Ballkanin Perendimore nuk eshte kunder askujt dhe eshte pro te gjitheve perfshi edhe Serbine dhe serbet, boshnjaket, maqedonasit dhe shqiptaret kudo qe ndodhen ne Ballkan.
Duhet permiresuar cdo dite e ardhmja jone bazuar kryesisht ne sukseset e qeverive, duke krijuar respektin, dashurine dhe bashkepunimin e perbashket si nje komb i vetem, ne menyre paqesore dhe brenda projektit inspirues te Bashkimit Europian.
Shënim: Ky postim eshte me statusin e Studjuesit dhe Lektorit per integrimin europian,
www.ippm.al
arbenmalaj@ippm.al