Shpërthen lufta, Turqia i kundërpërgjigjet ISIS-it

 

Një ushtar turk u vra dhe një tjetër u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me ISIS në kufirin sirian gjatë ditës së sotme, u shpreh një zyrtar i lartë, disa ditë pas një kamikaze vetëvrasëse e cila dyshohet se kishte lidhje me grupin ekstremist, vrau 32 persona.

"Ushtarët turqë iu përgjigjën zjarrit pasi të shtënat erdhën nga ana siriane e kufirit, në rajonin ku ndodhen milicët e Shtetit Islamik. Luftimet janë duke vazhduar”, tha zyrtari turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat lokale raportojnë se përplasja ndodhi pranë fshatit Elbeyli, në lindje të qytetit turk të Kilis, një zonë kur forcat e armatosura kanë dërguar përforcime javët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleatët e Turqisë në NATO kanë kohë që shprehen të shqetësuar lidhur me kontrollin e kontrolit të kufirit të saj me Sirinë, që pjesërisht përkon paralelisht me territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik.

Thuajse gjysma e tankeve që patrullojnë kufijtë e Turqisë tani ndodhen përgjatë kufirit me Sirinë, tha një tjetër zyrtar për Reuters më herët.

Ndërkohë, një oficer policie u vra dhe një tjetër u plagos të mërkurën në qendër të qytetit me shumicë kurde, Diabarkir.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?