Shpresoj tek një “Pranverë shqiptare” me protestat
Publicisti Berat Buzhala ka vlerësuar protestën e studentëve shqiptar, duke kërkuar që tubime të tilla të organizohen edhe në Prishtinë.
Buzhala nuk la pa shigjetuar edhe kryeministrin Rama, i cili sipas tij po tregohet autokratik, ashti si presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. “Shpresoj që kjo protestë të ngjallë alarmin edhe në Kosovë dhe shpresoj të shohim një pranverë shqiptare”, përfundoi ai.
Deklarata e plotë:
Në disa vende të rajonit si Hungaria, Serbia, Polonia dhe kryeqendra prej tyre është Serbia, ku autokratët e përdorin demokracinë për të arritur qëllimet e tyre. Rama është më i riu prej tyre në këtë zanat. Idhulli i tij ose referenca kryesore e tij politike është Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është asgjë tjetër vetëm një autokrat.
Problemi i tyre më i madh është kur ka kaq shumë njerëz. Aty nuk ka as lidership, prandaj kjo ia vështirëson punën Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Në përmasa të tjera, kjo ndodhi edhe në rrugët e Francës. Kërkoi edhe falje. Rama do të kërkojë në fund edhe pse arroganca e tij është shumë e madhe, që nuk ia lejon lehtë të kërkojë falje.
E mira e të mirave është që partitë opozitare të qëndrojnë larg kësaj proteste sepse ata janë më shumë meritorë pse Edi Rama është këtu. Dëshira e tyre me kapë protestën do ta ndihmonte shumë. Unë nuk mendoj që problemi më i madh i studentëve janë tarifat.
Studentët duhet të artikulojnë edhe kërkesa të tjera të qytetarisë shqiptare, kërkesa të cilat po e zbrazin Shqipërinë. Edhe Kosova lëngon shumë nga aktivizmi, ndërsa është pak më mirë se Shqipëria, po ashtu edhe mediat.
Jemi në një situatë ku nuk ka shumë shpresë për të ardhmen e vendit. Vitin e kaluar kanë ikur 70 mijë të rinj nga vendi me viza pune. Edhe Kosova po zbrazet. Ka 20 vjet që ndodhin vetëm rokada të ndryshme. Në Kosovë, arsimi është katastrofal. Shëndetësia është e tmerrshme. Shpresoj që kjo protestë të ngjallë alarmin edhe në Kosovë dhe shpresoj të shohim një pranverë shqiptare.