Shqipëri-Kosovë, të parët janë bashkuar paçavuret e muzikës
Nga Mentor Kikia
Unë nuk marr vesh nga muzika, por e pëlqej atë gjithësesi, edhe pse preferencat e mia kanë mbetur të paktën 20 vjet prapa. Por paçavuren di ta dalloj. Dhe vitet e fundit kjo paçavurja është bërë kombëtare. Paçavurja e të kënduarit(i thëncin) hip-hop kosovarçe(ku femrat thjeshtë bëjnë striptizë ndërsa meshkujt vënë syze të errëta dhe mbajnë poturet nëpër këmbë që të duken si Jay-Z), shpejt përfshiu edhe paçavuret shqiptare. Tani nëpër kafene(ku na duhet të ulemi shpesh) apo ambiente të tjera publike, dëgjon vetëm kësi paçavuresh ku tekstet janë të tipit
A e dijna c’ka ne bojna?
A e dijna c’ka ne dojna?
Ne po dojna gjojna – gjojna
…pastaj s’ka perëndi ta marrë vesh gjuhën
E di që ky është treg i lirë dhe ashtu sic shiten brekë të përdorura, sepse ka kërkesë, shiten edhe kësi këngëtaresh. Por me duket se po shkohet drejt një degradimi tërësor, ku pasi konsumuam këngët sllave të përkthyera në shqip, këngët arabe me cingie që përdredhin belin, tani po përdoret kosovarcja më e bastërduar si gjuhë muzike. Dhe në fund ne nuk do të kemi asnjë identitet muzikor, pasi pacavurja po shkatërron edhe këngën popullore duke ”përpunuar” edhe isopolifoninë.