Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria, shtrati i sigurisë strategjike të Kosovës

Forum E enjte, 12 Tetor 2023 15:52
Shqipëria, shtrati i sigurisë strategjike të Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Damian Gjiknuri

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ngjarjet më të fundit në Kosovë risollën edhe njëherë në vëmendje brishtësinë e sigurisë në rajonin tonë. Ato janë një kujtesë e freskët, se paqja dhe siguria nuk mund të merren të mirëqena por duhet punuar në çdo drejtim për ti garantuar ato.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 6 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 7 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 12 orësh

Nuk dua të ndalem gjatë në anatominë e ngjarjes së agresionit në Banjskë, pasi kjo është shtjelluar gjërësisht, por dua të vë theksin tek implikimet politike dhe ato të sigurisë që lidhen me këtë ngjarje. Mbi të gjitha, çfarë roli duhet të luajë Shqipëria, në kushtet kur sido që të vijnë dallgët e paparashikuara të rendit e sigurisë botërore, vendi yne Shqipëria përbën shtratin e fundit të sigurisë strategjike të Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari, autoritetet e Kosovës meritojnë një vlerësim maksimal për mënyrën se si e neutralizuan sulmin dhe ekspozimin e motivit të vërtetë të agresorëve. Mbi të gjitha, konfirmuan aftësinë dhe kapacitetin institucional të shtetit të Kosovës për tu vetmbrojtur.

Ato do e rivendosin Kosovën në një rrafsh së paku të barabartë në negociatat kundrejt çështjeve të pazgjidhura me Serbinë, në një kohë kur shumë kritika ndërkombëtare ishin adresuar drejt Kosovës dhe kur pala serbe po perceptohej si më europianiste.
Por, ja që urtësia njerëzore na mëson që fati nuk shkon me më të fortin por me më të duruarin! I tillë ka qenë edhe durimi i palës kosovare gjatë gjithë kësaj periudhe.

Agresorët dhe orkestruesit e tyre menduan të përfitonin nga ngjarjet ndërkombëtare, sidomos vëmendja e perendimit në Ukrainë, për të zhvilluar në Kosovë një skenar të ngjashëm me Donbasin, paçka se me përmasa më të vogla.

Me këtë, nuk dua ta vë direkt gishtin tek Serbia dhe qeveria e saj, por është vështirë të mbyllësh sytë kur sheh reagimin e qeverisë serbe që shpall zi kombëtare për ata që ajo i quan heronj kombëtar! Apo mungesën e çdo serioziteti në hetime e çdo masë që do të duhej ta merrte një shtet sovran, që nuk ka gisht në ngjarje.

Si rrjedhim, tabloja bëhet edhe më e qartë, por ajo që lipset nga ne si Komb dhe si shtete është se çfarë duhet të bëjmë për këtë mjedis të ri të sigurisë në rajon?!

Qasja këtu duhet të jetë e përbashkët, jo vetëm kombëtare përtej linjave ‘të majte e të djathtë’, por së bashku me Kosovën. Jo thjesht që Shqipëria të mbështesë pa kushte çdo gjë që mund të kërkojë Kosova, por si partneri më i ngushte strategjik të hartojë strategji dhe punojë së bashku me Kosovën për një qasje të përbashkët kombëtare për sigurinë e të ardhmen e dy vendeve tona.

Fatet tona kanë qenë dhe do jenë të ndërlidhura, prandaj na duhet një qasje e përbashkët në planin ndërkombëtar, duke harmonizuar avantazhet që paraqet secili prej nesh. Shqipëria e ka bërë dhe do të duhet ta bëjë siç duhet këtë rol, me gjithë aksesin që ajo ka si një vënd stabel dhe tashmë i integruar në shumë institucione ndërkombëtare.

Politika e Tiranës ështe bërë gjithmonë më e besueshme për shkak të qasjes racionale, larg retorikes shterpë nacionaliste dhe me nje bagazh arritjesh, duke e kthyer Shqipërinë në optikën ndërkombetare vendin më të qëndrueshëm dhe faktor stabiliteti në rajonin tonë të trazuar.

Një moment për tu shënuar është dhe Samiti i Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë javën që vjen , ku Shqiperia si vend organizator do të duhet të luajë dhe rolin e saj për këtë cështje.

Së pari, duke filluar nga zbardhja e të vërtetës se cilët janë financuesit dhe organizatorët e këtij agresioni, nëpërmjet një hetimi të besueshëm nga një palë e tretë. Këtu, i takon diplomacisë shqiptare të bëjë gjithçka që ka në dorë në çdo institucion shumë palësh ku shqipëria bën pjesë.

Së dyti, mbajtja gjallë e dialogut së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për çështjet ende të pazgjidhuara mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria mund dhe duhet të luajë një rol kyç në këtë process, jo thjesht duke udhëzuar Kosovën, por duke punuar së bashku me të si partneri më strategjik që ka dhe do të ketë Kosova.

Dialogu me Serbinë nuk duhet të lihet asnjëherë pas dore, sado e rëndë mund të duket situata, pasi vetëm nga marrëveshjet e gjithëpranuara ka garanci për paqe afatgjatë. Çdo çështje e hapur dhe e pazgjidhur është si një hallkë e pa sigurtë në zinxhirin e sigurisë që këputet që krizën më të parë.

Kur flasim për partnerë strategjik, ne gjithmonë në zhargonin politik na shkon mendja për SHBA apo BE, duke harruar që përpara se të jemi europian jemi shqiptar. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kjo e bën sigurinë e saj më të garantuar, por një Kosovë e pa-sigurtë përbën një plagë të hapur në korracën tonë të sigurisë.

Askush nuk mund ta parashikojë se çfarë sjellin zhvillimet botërore. Historia botërore është me trajta ciklike, ku disa fuqi ngrihen e disa të tjera bien teksa aleanca të reja lindin apo shuhen nga kjo dinamikë. Asnjë nuk di të thotë me siguri se kur dhe si do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe me çfare termash. Po zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, zgjerimi i mundshëm i konfliktit dhe sjelljen së botës arabe?!

Po aleancat e reja botërore në dukje ekomomike siç është BRICs dhe zgjerimi i mundshëm me shumë shtete të tjera duke shkuar në 70% të popullsisë botërore dhe po ashtu dhe ekonomisë së saj?! Këto janë të ‘panjohurat e të panjohurave’ por një gjë urt na e mëson: “ëndërro për më të mirën, përgatitu për më të keqen”. Në një botë më të pasigurtë, Kosova ka veç Shqipërinë dhe Shqipëria ka veç Kosovën.

Prandaj, na duhet të punojmë të dyja vendet natë e ditë për arkitekturën tonë të sigurisë, të pashkëputur nga aleatët tanë, por të trajtuar si një e të pandare mes vendeve tona. E kur vlen kjo për të dyja vendet tona, a nuk duket absurde ndasia politike në këtë ‘teatrin tonë politik’ me të njëjtët aktorë dhe pa spektatorë, që të zihemi për lojëra fjalësh ndërkohë që fate më të mëdha janë në lojë? Të nderuar kolegë, ngrihuni në lartësinë e të parëve tanë që përtej feve, ideve apo krahinave, gjenin gjuhën për interesin e asaj që përbetohemi për ditë, Kombin Shqipëtar!

Etiketat e lidhura

Damian Gjiknuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.