Shqipëritë tona

Nga Kim Mehmeti

“Si gjithmonë, pas ndonjë ngjarjeje tragjike në botë, ne i fillojmë debatet për guximin qytetarë që ta thuash të vërtetën, për lirinë e mendimit, për kufijtë ku ajo liri fillon e ku përfundon! Dhe lëmë përshtypjen se jemi mbrojtësit më të guximshëm të mendimit të lirë dhe të vlerave njerëzore. E në ndërkohë, shumica nga ne janë ata që ia zënë frymën tjetrit posa e hap gojën ta thotë mendimin e vet, se ne jemi ata që nuk pyesim vetveten pse u bëmë popull që u davarit nëpër botë dhe më shumë shqiptarë jetojnë jashtë se sa në ‘Shqipërinë’ tona.

Pra, po ne jemi ata që lirinë e mendimit e shfrytëzojmë për ta sharë dhe për ta përbuzur më të dobëtin, me çka e mbulojmë gjunjëzimin tonë përpara më të fortit si dhe, e fshehim kënaqësinë që ndjejmë kur na fton në dark ‘mbreti’, pa e pyetur se kush e paguan ahengun. Andaj, më tingëllojnë absurde pyetjet sa është e rrezikuar shqiptaria nga radikalizmat me të cilat përballet bota, ngaqë ka vite që ne jemi në duart edhe të atyre që më parë e shkatërrojnë shtetin dhe e davaritin nëpër bot popullin, se sa të heqin dorë nga pushteti!

Andaj pra më duket absurde të flasësh për rreziqet globale, duke u shtirë se nuk e sheh të keqen që ke në shtëpinë tënde: ‘Shipëritë’ tona që u bënë të pabanueshme për ata që thonë se lufta jonë kundër të këqijave botërore, duhet të fillojë me betejat kundër ‘ekstremistëve’ dhe ‘banditëve’ tanë partiak, të cilët nga gjitha vlerat Perëndimore, e njohin dhe respektojnë vetëm euron dhe dollarin!”

SHKARKO APP