Shqipja gjuha zyrtare në një spital në SHBA
Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.
Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), kurse spitali publik Jacobi Medical Center në Bronx të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.
Ja se çfarë shkruan profesor Gjokë Gojçaj i cili ka publikuar këto fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali:
“Një shembull demokracie dhe qytetnimi amerikan. Gjatë një vizite të rastit në Spitalin Publik Jacobi, në Bronx. Gjuha Shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital!
– Një mësim i shkëlqyer ky për KKSH dhe 11 partitë shqiptare të 40 mijë shqiptarëve autoktonë në Mal të Zi! A duhet më shumë koment këtu?!”, shkruan Gojçaj në faqen e tij të rrjetit social Facebook.
Siç mund të vihet re edhe nga këto foto, udhëzimet e këtij spitali janë në gjuhën angleze, spanjolle dhe shqipe. Gjithashtu udhëzimet përmbajnë edhe alfabetin Braille (Një metodë leximi/shkrimi për personat që kanë humbur shikimin).
A mund të krahasohet një situatë e tillë me spitalet në Mal të Zi, apo emigrantët shqiptarë në SHBA me shqiptarët autoktonë në Mal të Zi? Sigurisht që jo, por këtë le ta vlerësojnë lexuesit.
KOHA JONË SONDAZH

