Shqiptarët, gjumash dhe dembelë!

Nga Edval Nuri

Koha më bën të “harroj” disa njerëz. Disa njerëz më bëjnë të “harroj” kohën. Ndërsa disa të tjerë janë: “Koha ime”. Vjen një moment e kupton: Kush ka më shumë rëndësi në jetë. Kush s’ka pas, e s’do ketë kurrë”…! Të gjitha enët peshojnë rëndë kur janë plotë, kurse tek koha ndodh e kundërta. Kujtoni sa mërziteni e bëni fjalë kur në një takim partneri vonohet qoftë dhe disa minuta. Sa habiteni pas një pune ose takimi të dëshiruar! Edhe pse kanë kaluar tre orë thoni: “Sa shpejt paska ikur koha”!  Të mendosh për kohën do të thotë të mendosh për vetë ekzistencën. Koha është copa prej të cilës është bërë kjo ekzistencë. Duam apo s’duam ne, jemi apo s’jemi, ajo ekziston! Ajo është e paasgjësueshme dhe patjetërsueshme. Rrjedh nga e shkuara, tek e tashmja, drejt së ardhmes. Në këto tre çaste të kohës me sa duket vetëm e tashmja jetohet realisht. E kaluara dhe e ardhmja janë të zhveshura nga çdo qenie e vërtetë.

E shkuara s’ekziston më, kurse e ardhmja nuk ekziston ende. Nga këtu ka lindur thënia popullore se: “E djeshmja iku, të nesërmes s’i dihet, shiko të sotmen”. Këtu lind dhe mendimi për vdekjen. “Frika më absurde, është frika nga vdekja. Ajo në fund të fundit i takon të ardhmes”. Koha është gjëja më e shtrenjtë që duhesh të kujdesesh për të, ndërsa është gjëja më e lehtë që mund të humbësh. Shumë ankohemi se s’ kemi punë. Meqenëse s’kemi punë gjejmë variante nga më të ndryshme për ta mbushur, por pa “bereqet”. Shumë njerëz e “shtyjnë” e jo “mbushin” kohën. S’u peshon koha se s’duan ta mbushin e jo s’kanë me se e mbushin. Ka shumë mënyra për ta mbushur kohën. Kjo varet nga individi, gjendja ekonomike e tij, prirjet, kushtet social- ekonomike niveli kulturor mentaliteti e tjerë. Koha është e shtrenjtë. Koha është jeta. Koha është “nënë” kur e shfrytëzon e “njerkë” kur e shpërdoron. Ai që e shfrytëzon kohën në punë të mira është i lumtur, ndërsa ai që e humb kohën e tij ka humbur gjithçka. Mos e lërë punën e sotme për nesër. Lëri “kohë-kohës” janë disa thënie jo vetëm për t’i dëgjuar, por dhe për t’i zbatuar. Nëse vëzhgojmë njerëzit në kohën e sotme, do të shohim se në shfrytëzimin e kohës i ndajmë: Lloji i parë: Janë ata njerëz që nuk e dinë vlerën e kohës. Jeta e tyre është vetëm lojë dhe dëfrime. Këta janë ata njerëz, të cilët e kanë kuptuar qëllimin e kësaj bote me një kuptim sipërfaqësor. Lloji i dytë: Janë ata të cilët e kuptojnë vlerën e kohës në jetën e tyre, por nuk dinë se si ta shfrytëzojnë atë. Ambiciet e tyre janë të ulëta. Ata shpesh herë i godet lodhja, përtacia dhe nuk dinë se si të përfitojnë nga kjo jetë. Lloji i tretë: Janë ata njerëz të cilët e dinë vlerën e kohës dhe e shfrytëzojnë atë deri në maksimum. Ambiciet dhe dëshirat e tyre janë të larta. Këta ambiciet dhe dëshirat e tyre i kthejnë në jetën praktike.  Koha ka vlerë kur ajo përdoret për në dobi të vetes, familjes e shoqërisë.  

Shqiptarët, gjumash dhe dembelë.. !

Është “vrarë” dëshira për punë . Punë ka, punë s’duan. Kërkojmë shitëse, kamarier, punëtorë lavazhi, lexoj kudo, por s ‘përgjigjet njeri! Kërkojnë lekë shumë e punë pak . Më rastisi të kaloj një ditë në Qafë- Mollë. Kodra me gështenja. Asnjeri për t’i mbledhur. Bimë mjekësore pa hesap! Prapë asnjeri s’pashë ! Më mirw në kafene se sa në punë…! Ky është problem! Shqiptarët (këtu, se jashtë punojnë) duan të flenë shumë gjumë, të hanë mirë dhe të punojnë pak. Këto janë mënyrat më të zakonshme që ka populli ynë për të shpenzuar kohën ku puna duket se del në plan të dytë. Në fakt këto janë të dhënat e studimit të bërë në vendin tonë për mënyrën se si shpenzohet koha nga popullata. Të dhënat kanë dalë nga një anketim njëvjeçar i Institutit të Statistikave. Nuk është thjeshtë një batutë, por një realitet me statistika ku rezulton se në 24 orë, shqiptarët ia kushtojnë plot 38% të kohës gjumit, ose 9 orë. Dhe nga pjesa tjetër e ditës 20%, pra rreth 5 orë në ditë e kalojnë në kafe. Sa për punën në gjithë hapësirën kohore vetëm 13% e zë aktiviteti që sjell të ardhura, pra. Ndërkaq, përgjithësisht mund të konsiderohemi si popull dembel. Harxhojmë mesatarisht vetëm 4 orë në ditë për të punuar. Megjithatë specialistët shpjegojnë se po t’i hysh më thellë analizave, i bie që niveli i papunësisë në Shqipëri të jetë në shifra alarmante dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me dëshirën për të punuar. Mbi të gjitha lidhet me mundësitë që ofrohen nga tregu i punës apo politikat e ndërmarra prej qeverive. Të dhëna mjaft interesante vijnë nga gjetjet e fundit të studimit pasi meshkujt shqiptare kanë më tepër kohë të lirë për t’u marrë me veten e për të parë disa orë më tepër lajme . Burrat që punojnë jashtë japin vetëm 37% ndihmë në familje. Gratë sipas studimit, 95% e kohës e shpenzojnë në punët e shtëpisë, kujdesi për fëmijët e duke parë disa telenovela në ditë. Kur pyeta: Pse se ke parë filmin “Dashuri e Ndaluar” ? Përgjigja ishte: “Ja vlenë ta shohësh dy – tre here”. Moshat e reja disa orë me celularët kudo e kurdo! Zëmë vendin e parë për numrin e kafeneve për frymë. Kudo vetëm kafene! Me një kafe shtyjmë disa orë duke bërë politikë apo biseda pa asnjë vlerë. Pjesa tjetër po kaq orë në bilardo, domino, letra e “ punë” koti ! Ky është rituali i përditshëm për shumicën e popullsisë. Që shqiptarët e kanë” hobi” të qëndruarit sa më shumë nëpër kafene, këtë e dëshmon fakti që në çdo orë të ditës ato janë të tejmbushura. Ka nxënës e studentë që i bëjnë bisht ndonjë ore mësimi dhe zgjedhin baret për të kaluar atë që mund ta quajnë edhe si kohë të lirë, ndonëse nuk është aspak kështu. Ka të rinj dhe jo vetëm të papunë të cilëve u mjafton një kafe, për të kaluar aty disa orë nga dita e tyre e gjatë dhe pa asnjë angazhim. Kjo tashmë është bërë pjesë e jetës ! Mirëpo nëpër kafene ka edhe nga ata që takohen për të ndarë pak kohë me miqtë apo me partneren, duan t’i mbarojnë ndonjë punë vetëm në kafene. Ata këtë mund ta shohin si një pjesë të lirisë së tyre, por ama e bëjnë në orar pune e në mjedis i cili nuk është vetëm i tyre. E bëjnë këtë në lokale ku ka edhe prindër me fëmijë, ku ka të moshuar, apo qoftë edhe të rinjë të cilët ndihen ‘të dhunuar’ nga ajo ç’ka janë të detyruar të shohin në një mjedis ku kanë shkuar për të kaluar pak momente pushimi. Përfundimisht: “Ka njerëz që një pjesë e kohës i shkon duke vepruar gabim, pjesa tjetër duke mos bërë asgjë, kështu që e gjithë koha u shkon duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhet të bënin. Të ndërgjegjësuarit për gabimin ata me shfrytëzimin e kohës binden se ky është hapi i parë për t’ju afruar sadopak lumturisë”.       

SHKARKO APP