Shqiptarët, kamarjerë apo luftëtarë?
Duket se po ndryshon struktura sociale e shoqërisë “moderne” shqiptare. Në librat e historisë së autorëve të ndryshëm, kryesisht joshqiptarë, shqiptarët përshkruhen në rastin më të mirë si luftëtarë dhe në rastin më të keq si mercenarë me pushkë e shpatë.
Jemi përshkruar si të egër, si primitivë dhe si luftëtarë gjakësorë, nga ata që nuk na kanë dashur për 1001 arsye…
Por asnjëherë nuk na kanë përshkruar si një popull shërbenjësish kokëulur dhe si një popull lëpirës…
Mos vallë ka ardhur koha të ndryshojmë?
Mos duhet ti shërbejmë sheikëve dhe bejlurçinave vëndase?
Do të shndërohemi në një popull kamarjerësh dhe vajzat tona do të mbushin Klubet e natës për argëtim të pastruesve të shumtë të parave që do ta kenë strehën në Shqipëri?/360grade.al