Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shteti do të ishte në Rodon

Forum E shtunë, 11 Shtator 2021 00:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi/

A themi e lutemi e falemi “për Europë!”? A bën gara politika kush merr ‘një hajmali’ nga Europa që të fitojë pushtetin në Shqipëri!? . A ia mbushën mendjen popullit se ‘jemi ne të politikës së re që po iu hapim dyert për Evropë!….

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 21 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Nëse kjo është e vërteta jonë, atëherë, çfarë?… Vetëm kaq?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot- të paktën-  të gjithë shtetarët dhe honoret kombëtare duhej të ishin në Kepin e Rodonit, ku është kisha dhe njëkohësisht ‘pika’ jonë më e afërt me Europën. Nuk është vetëm pika më e afërt gjeografike; është momenti kur ‘Mbreti’ i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu),- si të ishte edhe një kapiten i anijes së kohërave,- që nga Rodoni lëshoi spirancën e parë për ta ankoruar kombin tonë me Europën…

Në 29 tetor 1463, 555 vjet më parë, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, me bashkëpunëtorët më të afërt, në kishën e Shën Mërisë në Rodon, vulosi letrën e tij dërguar Papa Piu 11, ku për herë të parë në jetën e kontinentit, garantoi lidhjen e Arbërisë me Aleancën Ushtarake Europiane. Aleanca e vulosur në 29 tetor 1463 nisi të funksionojë menjëherë.

“Ne, Gjergj Kastrioti- Skënderbe, zotëruesi i Shqipërisë… që të mund të jemi pjesëmarrës të së mirës aq të madhe dhe të meritueshme…”, shkruan Gjergj Kastrioti dhe ia beson letrën për Papën të dërguarit Martin Muzaka…

Kjo mund të ishte dita jonë Kombëtare e nominuar për Europën. Nuk ka datë tjetër më fillestare dhe themeltare për orientimin tonë drejt ‘të mirës të meritueshme’ siç e quan vetë Gjergj Kastrioti- Skënderbe… Po ta kishin kombet e tjerë rreth nesh një ‘Rodon’ me spirancë ‘për Europën’ që në vitin 1463, ata do ta na e kishin imponuar të gjithëve si një nderim kontinental…

Ne ishim kombi i parë i Lindjes që vulosëm Marrëveshjen me Europën, në Rodon.

Sot, në 29 tetor, të gjithë shqiptarët e Gjergj Kastriot- Skënderbeut, perceptohet se ndodhen në Kepin e Rodonit, te kisha e Shën Mërisë, me sy nga Europa. Që atëherë është garantuar orientimi ynë.

Por dilemat lindin edhe nga ngurosjet e përjetshme të fateve të kombit- siç është kombi ynë- fat që u nguros i patundur me orientim drejt Europës pikërisht që këtu nga Rodoni.

Dilema e parë është se kush ka futur duart dhe ka ngatërruar sistemin e vlerës për kombin tonë? Për cilin ‘Kep’ është më i interesuar shteti, për Rodonin, apo – për shembull- disa investime të përfolura nga presidenti i Anadollit?! Sigurisht, askush nuk i ka vënë përballë këto dy vlera dhe të zgjedhë mes tyre, por në nën-ndërgjegje funksionon harresa për ditën themeltare historike të Orientimit në të kundërt prej Orientit, që është shënuar në Rodon. S’ka rëndësi nëse futi dorën dhe e ngatërroi vlerën një premtim turk apo një injorancë historike, por fakti është se shteti nuk celebron Ditën e fatit të vet.  Kjo është dilema: pse? Asnjë nga shtetarët nuk është nisur sot për në Rodon.

Dilema e dytë, mbi vogëlsinë e shtetit.

Shteti nuk është i vogël pse ka vetëm kaq popullsi e kaq territor- për të cilin derisa u bë Kosova shtet thuhej se ne ishim shteti më i vogël, e tash më i varfëri në Europë. Shteti, në perceptimin e parë të individit, është ai grup i vogël njerëzish të zgjedhur që ta ruajnë nga inondatat dhe t’i japin krenarinë e merituar- duke vendosur vlerën e kombit aty ku ka vendin. Sot e ka në Rodon, në emblemën ‘Shqipëria shteti i parë lindor që lidhi Aleancën Ushtarake me Europën”… Shteti është i vogël kur zvogëlohen shtetarët e vet; mes nesh nuk jemi më as sa shteti i Gjergj Kastriotit- Skënderbe; as sa ajo hapësirë e vogël e kishës së Rodonit ku me tre a pesë vetë u vulos lidhja me Europën në 1463, 555 vjet më parë. Pse është zvogëluar kaq shumë shteti ynë? Se shtetari ‘punon’ nga mëngjesi në mëngjes për veten e tij, fatkeqësisht ‘xhepi e tij’; shtetarët nuk kanë interesa ‘spirancash’ dhe as shpresash për kombin- sa larg janë. Shteti po merret me pavlefshmërinë e vet, ‘Tahiri’, ‘Babalja’, ‘Rrumpallja’…, nuk ka mendje për vlerën… Më në fund, edhe territoret në pronësi të kombit mund t’i shkëmbejnë për pushtetin personal… ja ky është ‘shteti i zvogëluar’.

Dilema e ‘shtetit të varfër’.

As kjo nuk mund t’u japë të drejtë shtetarëve që ta lënë kombin pa celebrimin e ditës themelore të orientimit në Europë. Shtetarët që nuk bëjnë asgjë për të mos e lënë shtetin të varfër, të paktën të mos e lënë pa ‘Nderin e Kombit të Parë’ me vështrim kah Europa. Se edhe në një familje ‘me pak gjë’- sipas traditës sonë, bëhen të gjithë nderet që na takojnë… Festën e Rodonit,  mundi ta bëjë një individ. Ja fakti: Një individ ka mbledhur dje në Rodon 25 miq, historianë, shkrimtarë, adhurues- të gjithë që i përkasin edhe sot Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Alfred Duka, nipi i Pjetër Perlatit ( Duka)- ambasador e bashkëpunëtor i Skënderbeut, abat i Arbrit, që nënshkroi bashkë me Gjergj Kastriotin në kishën e Rodonit,- vetëm nipi i tij mblodhi miq dhe kremtoi datën e parë të Aleancës së shqiptarëve me Europën… Një individ e bën, shteti nuk ndodhet aty ku duhet të jetë… Ja kaq.

Veritas.com.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 22 minutash

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 44 minutash

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 50 minutash

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 9 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 11 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 10 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.