Shteti t’i shpallë luftë terrorit dhe tritolit

Nga Zef Shtjefni

Sikur janë kthyer në modë tritolet tek ne.I hedhin aq kollaj,sa as fishekzjarrët nuk i hedhin kështu jashtë.Tritolvanësit janë terroristët më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm të çdo vëndi.Ata nuk vrasin vetem targetët e tyre,por vrasin qetësinë dhe  sigurinë e të gjithëve.Dridhin shpirtërat e vocërrakëve në gjumin e natës,mbushin me ankth çdo njeri që del në prag të shtëpisë për në punë apo që i afrohet një makine në rrugë.Bëjnë me hije çdo pensionist që del të pijë një kafe në një barë të lagjes.Llahtarisin çdo nënpunës të shtetit apo çdo biznesmen që ka pas kurajon të investojë e ëndërrojë në këtë vënd.Tritolet me telekomandë janë bërë sot  tmerri i qyteteve tona,janë terrori më vdekjeprurës për  normalitetin dhe përspektivën e jetës dhe të ekonomisë në një vënd.Kur rrimë e flasim  akoma për tritolin,të tjerat nënkuptohën se kanë marrë fund.Terroristët e tritolit janë bërë armiqtë më të mëdhenj  të Shqipërisë sot.Asgjë nuk mund t’i justifikojë veprat e tyre makabre kriminale.Nuk ka emergjencë më të madhe kombëtare se kjo,mendoj.Nuk ka energji,nuk ka drejtësi,nuk ka pakt me PD-në,nuk ka rreformë territoriale,nuk ka reformë  në arsim e shëndetësi…Kur kërcet tritoli,çdo prioritet  tjetër shuhet.Një vënd nuk mund të jetojë me tritolin.Një vënd është në luftë kur kërcet tritoli.  Sali Berisha ,që po tenton ta mbajë akoma peng Shqipërinë, akuzon Qeverinë e majtë si “Qeveri e tritolit”.Por faktet janë kokëfortë dhe tregojnë se tritolet e terrori në rrugët e Shqipërisë u shtuan që ditën,kur ky njeri ra nga pushteti.Ata ,gjithashtu shtohen sa herë ky njeri ngrihet e bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Qeverisë dhe destabilizimin e vëndit.A ka lidhje kjo situatë dramatike  me ambiciet e lajthitura të këtij përsoni,që kërkon përjetësi e trashëgimi në pushtet në këtë vënd.!? Në kohën e qeverisjes së Sali Berishës,rastet e tritolit kanë qënë sporadike e tepër të rralla.Nëse ambicja  e këtij njeriu  inspiron tritolistët dhe malavitën në vënd,mos vallë duan t’u  tregojnë shqiptarëve se pa Saliun  nuk mund të qeverisën,apo se pa te nuk mund të ekzistojmë..! Mos është ky mezazhi që duan të japin.!? I I shkuan shtatë në qase Lul Bashës nga pak fjalë gjysmë kërcënuese dhe  blindoi zyrën e shtëpinë me roje.Po a u shkon mendja vallë se si e ndjenë vetën çdo familje shqiptare sot,kur tritolet kërcasin nëpër Shqipëri,nga se pret..?                              Humbja e parcelave të drogës,mungesa e drejtësisë në vënd,përhapja në masë e pa asnjë kontroll e armëve,veprimtaria destabilizuese e fjalori kriminal i Opozitës,futja e grupeve islamike nga jashtë, anarkia dhe shteti i dobët janë disa nga shkaktarët kryesor të kësaj veprimtarie terroriste të përhapur në vënd.Pjesa më e madhe vijnë si  pasojë e një qeverisje rrënuese,anarkiste,shtetshkatërruese të gjatë të Dr.Berishës.Por dhe Nano jo se e çau kokën shumë pas burgut të Bënçës.Droga jo vetëm është mbjellur nga Lazarati  në Malsi të Madhe,por është dhe bekuar nga politikanët,që bënin sikur na qeverisnin.Nuk e di se ç’kanë menduar këta njerëz për jetën dhe fatin  e shqiptarëve,kur lejuan armatimin e përgjithshëm të popullsisë edhe para 97-ës.E dimë mirë se e kishin trurin rrafsh për piramidat e 1997-ës,të cilat i vunë tritol gjithë shtetit të shqiptarëve,tritol që po shpërthen edhe sot e kësaj dite dhe do vijojë gjatë me sa duket.Nuk e di më sa pare mend kanë lejuar tash sa vite gruroret e gelqeret të furnizohen aq lehtë me tritol,kur thuajse askush nëpër Europë nuk e përdor atë si mjert pune.Në Shqipërinë e Sali Berishës tritol gjeje sa të doje,bile më kollaj e më lirë se  llokumet e pastiqerive.Unë nuk e di pse ne vijojmë ta dëgjojmë akoma këtë njeri,por sa herë që ai flet, me duket se na kujton se sa të këqia i ka bërë këtij vëndi dhe se sa ka ndër mend akoma t’i bëjë.Po të heshte,ndoshta do të kujtonim vetëm ndonjë të mirë të tij.                                                                                                                  PD dhe dy B-të e saj kanë kohë që bëjnë përpjekje të mëdha për të dekurajuar Policinë e shtetit dhe Kryeministrin Rama,sa herë mposhtën drogmenët apo kriminelët.Krahas fjalorit kriminal e plot shpifje të pështira,lëshojnë fraza dashakeqe e qellimkeqe se gjoja ata po istalojnë në Shqipëri një shtet policor.Shqipëria e Sali Berishës u katandis pa polici e pa ushtri.Një gabim i rëndomtë i politikës,(të cilat i bëjmë me thes)mund të na nxjerrë nga NATO dhe hajde ta mbrojmë vëndin me llastiqet e Salës ..! Apo të mbrohemi sot prej terroristëve të  tritolit me policët që na la Dr.Saliu..! Ishin katandisur si piratë ,që mbledhnin gjoba rrugëve dhe pastaj zhgërryheshin klubeve si derra barkaliqë.Ky mini Shtet e mini Polici, që kanë arritur të ringrenë në këmbë Rama e Tahiri,nuk është asgjë me atë shtet e polici që i duhet sot Shqipërisë,kundër terrorit.Ky i sotmi është terrorizëm i rëndë  urbam,që mbase merr kurajo edhe nga klithmat  e Berishës për të rrëzuar Qeverinë e rimarrë pushtetin me dhunë.Por të mos harrojmë se këtij lloj terrori,mund t’i shtohet edhe ai xhihadistëve që nesër do të  kthehet nga Siria apo Iraku,për të krijuar bazat në Shqipëri,kundër Europës.Askush nuk e ka jetën e pronën të sigurtë në një vënd që kërcet tritoli.Shqipëria ka nevojë për Shtet të fortë,për supër Polici,për ShIK,për Prokurori të fuqishme,për Drejtësi.Kush nuk i do këto,nuk është shqiptar,por mik i terrorit dhe tritolit.

ZEF  SHTJEFNI

 

 

SHKARKO APP