Si do të sillet Beogradi ndaj vizitës së z.Rama!

Aty ku gjatë gjithë historisë është gatuar e përpunuar, mashtruar, gjakosur e copëtuar shqiptari e Shqipëria. Aty  ku nacionalizmi e racizmi nuk ka pasur  dhe akoma nuk ka kufi ndaj shqiptarëve. Aty ku janë përdorur të gjitha mënyrat për të denigruar historinë e shqiptarëve, për tu fshehur e vërteta e origjinës dhe kombi i tij. Aty do trokasin Kryeministri shqiptar, me një mendim krejt ndryshe nga  Beogradi, me një zemër të hapur për bashkëpunim e për të bërë të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët me historinë e tyre tragjike, por të pa thyer, të munduar nga vetë historia  dhe vetë Europa e Ballkani. Por çfarë do sjell kjo vizitë?!Në radhë të parë në mes dy vendeve. -Po, do sjell emocione dhe tensione sepse në një mal të prerë e të djegur, duhet  kohë që filizat e reja të dalin dhe të ushqehen të lira për tu  rritur e bërë mali i ri. Vizioni serb është akoma shumë i errët dhe me pak prespektiv për në hapësirën demokratike europiane. Është tërësisht si politika, si dhe mendimi publik si dhe nga shumë mbështetës interesash të vjetra të huaja që e duan Beogradin kështu siç është, për të shërbyer si pikë referimi nacionalizmi. Pastaj ky nacionalizëm për t’u përdorur sipas momentit dhe ecurive të proceseve historike. Por  udhëheqësi i Shqiptarëve sot dhe si gjatë gjithë historisë i bën të kuptoj botës se kush janë shqiptarët dhe borxhet qe ka Europa ndaj tyre.  Ky udhëheqës i epokës së lirë, të demokracisë në Shqipëri Edi Rama tregon trimërinë, burrërinë, besën e shqiptarëve, sepse edhe me  armikun e shqiptarëve, kërkon të thyej barrierat për të bashkëpunuar e jetuar në paqe, deri sa ai mentaliteti duhet ndryshuar e trasformmuar derisa të njohin realitetin shqiptarë. Rezultati i kësaj vizite do jetë historike kombëtare e ndërkombëtare, një tentativ e qartë e ndërgjegjshme e shqiptarëve për pajtim, vlerësim, njohje, bashkëpunimi pa u kthyer pas e prekur dhimbjet  tona, por të pa harruara që duhen shkruar në histori dhe  transmetuar deri dhe në një individ të thjesht që është bërë pre e nacionalizmit serb.

Vetëm duke reflektuar, politika serbe e popullore për dëmin që i ka sjell Ballkanit, shqiptarëve dhe europës do të kemi një siguri në të ardhmen. Vetëm kur të pendohen serbët dhe ky pendim duhet të dalin i qartë dhe me prova  për ti njohur bota do kemi pak shpresë në të ardhmen e përbashkët në Ballkan. Ata duhet të njohin krimin  historik ndaj shqiptarëve, dhe vetëm kështu duhet të  mendojmë për besim të ndërsjellët.

Por hapi gjigant i shtetit shqiptar dhe besoj të gjitha politikave është në një pikë të përbashkët, që vizita e  kryeministrit shqiptar  në Beograd është një akt i vlerësueshëm nga mbarë  opinioni  ballkanik, europian e më gjerë. Ky hap duhet të ndiqet mirë nga Ballkani e Europa  për të reflektuar ndaj shqiptarëve që janë të mrekullueshëm në gjithë historinë e tyre, ata janë model i paqes njerëzore, nuk kanë shkaktuar kurrë lufte ndaj askujt por janë mbrojtur gjithmonë.

Trokitja e Edi Ramës në portat e Beogradit është një trokitje  historike, paqje, besimi e shprese e cila edhe popujve shqiptarë jashtë kufijve  mëmë do ju  hapet drita e shpresës për një paqe dhe një bashkim i tër në Europën e lirë por dhe më afër mëmës  Shqipëri. Kjo vizitë është vetëm një trokitje!  Le të shohim  kohën që do jetë shumë e gjatë për ndryshim, por ne jemi shqiptarë të  bashkëpunimit dhe të faljes por dhe të trimërisë e zgjuarsisë. Por si do reflektoj Beogradi ndaj vizitës dhe kërkesave të Ramës! Do flasin koha e cila duhet vlerësuar me ngadalë e kurajo njerëzore.

Rrugë të mbarë udhëheqësit shqiptar në Beograd!

 

                                                                                   

 

 

SHKARKO APP