Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si kapet lepuri me qerre: mbi ambasadorë e deputetë

Forum E mërkurë, 14 Prill 2021 14:18
Si kapet lepuri me qerre: mbi ambasadorë e deputetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo (Ish-ministër e deputet)
Marrëveshja për Dekriminalizmin e dhjetorit 2014, të cilën, në vigjiljen e Krishtlindjes, pata detyrë e privilegj t’a negocioja e nënshkruaja në emër të opozitës, u mundësua në parim nga ndërmjetësimi i dy raporterëve për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Më duhet të them se dakordësimi me dy përfaqësuesit e mazhorancës për tekstin e rezolutës që do të votohej në plenare, nuk rezultoi i vështirë. Më pas, miratimi i ligjit “për dekriminalizmin” u bë tërkuzë pasi qeveria i hëngri llafet e i bëri hasha angazhimet. Vetëm pas presionit amerikan ligji u miratua një vit më vonë, në dhjetor 2015.
Në mes të v. 2015 u mbajtën zgjedhjet vendore; pa ligj dekriminalizimi siç shpjeguam më lart. Partia në pushtet rikandidoi një kryebashkiak problematik në një qytet bastion të opozitës në Shqipërinë e Mesme. Opozita e denonconte atë si të dënuar për drogë, vjedhje e përdhunim në BE, ndërsa kryeminstri e shpallte të pastër qelibar.
Ambasadori në Tiranë i një shteti të madh perëndimor që kishte përkrahur ligjin e dekriminalizmit, la mënjanë vetëpërmbajtjen diplomatike, dhe u përfshi në fushatë me deklarime para kamerave e postime në rrjetet sociale kundër kandidatëve me precedentë penalë; në mënyrë të veçantë kundër kryebashkiakut të sipërpëmendur. “Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar persona të dyshuar për krime është një poshtërim për shqiptarët… Shqipëria meriton më shumë. Tashti u takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë, që përbëjnë tallje për sistemin politik në Shqipëri!” apelonte ambasadori në Facebook.
Teksa diskutohej kjo me shokë e kolegë, vëreja se ndaheshin në dy grupe: disa mendonin se ky kontribut ishte i vyer e i dobishëm përderisa spikaste fort në një kohë kur ndërkombëtarë të tjerë mbyllin gojën e shihnin punën e tyre dhe kur brenda vendit opozita ishte gati fillikat kur ngrinte këtë problem; të tjerët thonin se ambasadori fare mirë mund t’i kërkonte kryeministrit, njëkohësisht kryetar i partisë që po kandidonte rëndom ish burgaxhinj, që të mos firmoste për kësisoj sorrollopi. Dhe kryeministri do e dëgjonte – argumentonin ata – pasi ai nuk do të donte të riskonte mbështetjen personale të plotë e gati pa kushte që i jepte publikisht e privatisht ambasadori. Por edhe në rastin që kryeministri nuk do e dëgjonte, ambasadorit i mjaftonte të bënte të njohur publikisht këtë refuzim e të shprehte dënimin apo distancimin e tij; me kaq ai do të ishte në rregull. Por ama që shkëlqesia e tij t’i bëjë thirrje popullit “mos e voto!” kur kandidati ka me vete bandat, partinë, administratën e policinë është cinike e pons-pilatike. Fakti që kandidatit për kryebashkiak e kryeministrit të tij nuk ja bënte syri tërr për apelet ambasadoriale dhe i fitonin zgjedhjet me rezultate çuditërisht të bukura e përforconte pikpamjen e tyre. Ky grup i dytë e konsideronte veprimin e ambasadorit në rastin më të mirë të dobët e në më të keqin hipokrit.
Dilemën midis dy grupeve nuk e zgjidha dot atëhere. Por ajo mu kujtua muajt e fundit teksa ambasadori pasardhës apelon vazhdimisht në rrjetet sociale se deputeti X është problematik dhe se nuk duhet të rikandidojë. Kryeministri, njëkohësisht kryetar i partisë në pushtet, është po ai, por tashmë nuk e ka më “sikletin” e v. 2015. Deputeti X, që disa herë kishte marrë mandatin nën logon e partisë në pushtet tashmë ka përftuar një parti historike të pluralizmit (mbasi kryetari historik i saj u rehatua në krye të një institucioni historik); atij nuk i nevojitet më firma e kryeministrit për kandidim. Dhe po kandidon edhe kësaj rradhe pa ja bërë syri tërr për ambasadorin. Por të tjerat ama i duhen akoma: dje, sot e gjithë ditën. P.sh. tenderat e majmë dhe favoret në qarkun e origjinës ku partia në pushtet është ngushtuar e margjinalizuar pasi drejtorët kryesorë vijnë nga partia historike e deputetit X. Madje aty edhe kandidati bashkiak po andej erdhi (dhe përfundoi i shkarkuar si ai më sipër i vitit 2015). Tashmë sfida midis ambasadorit e deputetit ka marrë dhenë e tërheq vëmendjen gati si gara midis kryeministrit e kryeopozitarit. Dikush me tha se po bëhet trend të vësh bast se kush e fiton duelin mes tyre. Ndërkohë institucionet përgjegjëse si KQZ e prokuroria e hedhin topin tek njëri tjetri me siklet të dukshëm.
Aktualisht, në një version të dilemës së v 2015, shokët e kolegët e mi mund të pyesin: po sikur ambasadori t’i bjerë pak më shkurt: ai mos lypi nga kryeministri mospërfshirjen e deputetit X në një qeveri të ardhshme e gjëra pa kuptim si kjo; por ai t’i kërkojë kryeministrit që drejtorët rajonalë me administratën e tyre të fryrë t’ja heqë “partisë historike” të deputetit X e t’ja kthejë partisë së vet; që kjo e fundit t’i angazhojë në fushatë. Le t’i jepet Cezarit çfarë është e tij e në dreq vafshin standartet e OSBE-së mbi një administratë neutrale. Por të paktën pa drejtorë qarku e punonjës administrate “partia historike” të hypi këtu e të shohë Stambollin po qe se beson vërtet se sërish do të fitojë mandat për deputetin X. Dhe po qe se kjo vërtet ndodh (dmth ambasadori vërtet i bën me tërë mend këtë kërkesë kryeminstrit e ky i fundit vë dorën në zemër dhe pranon e zbaton kërkesën) atëhere kemi zhvillim domethënës. Dhe jo vetëm në terrenin zgjedhor: kësaj rradhe shokët e kolegët do të kenë më pak debate mbi natyrën e demarshit kundër deputetit X dhe unë më pak dilema për të zgjidhur.
P. S. Çdo ngjashmëri sa më lart me realitetin aktual nuk është rastësi.
P. P. S. Autori i këtyre rradhëve i qendron si dhe më parë pikëpamjes se zgjidhjet e problemeve të brendëshme do të vijnë nga aktorët e brendshëm; por ndihma e jashtme sado qëllimmirë dhe e mirëpritur lipset t’i nënshtrohet një analize kritike.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 14 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 17 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 33 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 34 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 41 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.