Si kuptohet integrmi në shoqëritë e tjera

Në imagjinatën e njerëzve “bashkimi” shihet si një arritje e madhe, por edhe me të vërtetë kështu do jetë.Por si e kuptojnë dhe si e konceptojnë njerëzit, politika, shteti “bashkimin” e një vendi në konceptin filozofik dhe shoqëror në  veprimtari të përbashkët  me  nacionalitete të tjera. Jo pak përdoret pa kriter dhe pa shpjegime të domosdoshme për njerëzit . Pjesa më e madhe e konceptojnë në mënyra të ndryshme. Bashkim në radhë të pare do thotë të jesh i bashkuar  individualisht  brenda  vetvetes, (kombit tënd), pastaj të pranojnë edhe shoqëri të  tjera në  një  menyrë të përcaktuar . Në të vetë ata që janë të angazhuar në këtë aspekt për integrimin, duhet të kthejnë antipodin e vetvetes ndaj të tjerëve,perderisa të mungoj ky antipod shoqëror në rethana të  ndryshme të përcaktuara kohore, kulturore, shtetërore, ekonomike e zhvillimi nën një formacion siperfaqësor sidomos mbi varfërinë, krimin, drejtësia e munguar dhe korrupsioni.

Cilat janë tiparet e bashkimit të një shoqerie me shoqëri  të tjera?
Çdo kombësi dallohet nga një tjetër nga ndryshimet në mes tyre. Si gjuha, kultura, morali, sistemi politik, ekonomik, nga besimi fetarë, nga natyra ku janë të vendosur njerëzit, mënyra e jetesës si edhe niveli i saj. Një nga dallimet më themelore janë ato gjenetike. (Kjo përbën bazën e egzistencës së një kombi). Kur një popull humb tiparet gjenetike në mënyrë graduale për motive të ndryshme ëon në humjen e tipareve dhe cilësive të një kombi.

Cilët janë faktorët dominues?

Faktorët dominues janë: varfëria, analfabetizmi, pasiguria për jeten, mënyrat e jetesës, krimi, korrupsioni shtetëror,  padrejtësia shoqërore, degradimi i ambientit, kulturës, historisë, ndërrimit të besimit fetar me forcë, sëmundjet, emigrimet masive, korrupsioni ekonomik e moral, prostitucioni i lidhur me jashtë, droga në stil të ngjan në shoqëri, si në përdorim dhe tregtim. Morali i dobët i shtetit dhe ligjit në veprim. Diferencat e mëdha në jetën ekonomike midis njerëzve, dhe shumë faktorë të tjerë. Ndërsa në faktorët dominues dhe agresive janë:

Ato që vijnë nga elementë përcaktues nga një komb tjetër. Kur elemtet kombëtare të një kombi bëhen të pa vlefshme për kombin, atëherë elementet e një kombi tjetër fillojnë të bëhen dominuese mbi kombin. Në këto elemente përfshihen: ekonomia, politika, kultura, dhuna psikologjike në konsumizmin dhe shtrirjen e tregjeve të huaja duke ulur vlerat e elementëve të kombit si ushqimi, barnat, prodhimi i planifikuar psikologjik, bankat, dhe dhëniet në koncesione të gjata. Dhe kur këto kalojnë 30%, atëherë nisin të veprojnë në jetën e një shoqërie duke kufizuar zhvillimin e elementeve fiziologjike të një vendi në bërthamat e rëndësishme të vetë kombit. Kur progresi sjell dëme në elementet gjenetike jeëtsore të një kombi ai kthehet në regres drastik i ngadaltë, me pasoja të rënda shoqërore.

Kriza e sotme ekonomike që ka mbërthyer pjesën e botës është një krizë e thellë e formave  organizative e politike e më shumë “biologjike” pra vetë njerëzve dhe mënyrës së të jetuarit në korelacion me ndryshimet, ambientet dhe shoqëritë nën forcën e një sistemi ekonomik të stanjuar, para progresit e sidomos gjeneratave  të reja që përbëjnë forcën e zhvollimit dhe progresit janë te stanjuar(ku 40%  është i pa punë në vet Bashkimin Europian) e lëvizjes dhe kërkimit të ndryshimit dhe evolucionit të vet sistemit kapitalist, rregullave demokratike, formulave të reja organizative. Pa përmirësimin e tyre nuk do ketë ndryshim, këte e thonë vetë vendet e zhvilluara kapitaliste duke bërë dhe kritika të thella. Pikërisht sot SH.B.A dhe vetë Bashkimi Europian po kërkojnë rrugë të reja në përmirësimin e
sistemit kapitalist e demokratik ekonomik si edhe luftes ndaj korrupsionit dhe degjenerimit  shoqëror.
Një pjesë e këtyre pasojave janë tipare të pa njohura, dhe një pjesë tjetër janë spekulimet në sitemin ekonomik. Po sot Bashkimi Europin po shqyrton difektet dhe gabimet që dërguan në krizë, dhe padyshim nuk do të  ketë egzistencë të sigurtë. Po kërkojnë rrugë të reja në ecjen  e kapitalizmit ekonomik e politik. Janë gjendje të paparashikuara të evolucionit të cilat ndërthuren edhe në mes gabimeve dhe spekulimeve si ekonomike e financiare.

Por çfarë do  të thotë integrim të një kombi me të  tjera kombe ?

Cilët janë faktorët ndikues? 
Të bashkëjetosh në një diversitet të gjithanshëm por të barabartë në mes njerëzve e shoqërive. Të njohësh, të shkëmbesh përvoja, eksperienca kombëtare, ekonomike e politike nuk do të thotë: “të shkojmë në Europë” sië e përdorin sharlatant politikë, pastaj e deshifruar në injorancë masive. Të bashkohesh do të thotë në vendin tënd, me ekonomi, kulturë me shtet e  politikë, dhe mendime të qarta të njerëzve, me elementet  kombëtare dhe historimë e marr në të gjitha pozicionet dhe format  e saj për të njohur kurdoherë brezat  me format e lëvizjes historike të kombit në cilësi të ndryshme dhe forma.

Asnjëherë në historin e njerzimit nuk do të ndodh shkrirja e kufijve  në botë.  Të bashkohesh do thotë:
Palët të njohin diversitetin e njëra-tjetrës, elementet e kombeve, kontraditat ekzistuese të përhershme të mardhënieve në diversitet, të njohin elemente në bashkimin e përbashkët dhe të barabarta. Pa barazi nuk do ketë bashkim por një shfrytëzim i elementeve të një kombi tjetër. Pa barazi në mes të  palëve integruese do ketë vetëm asimilim të palës tjetër nën maskën e integrimit, si në pabarazitë ekonomike, zhvillim, kulturë etj.

Emigracioni masiv nuk është elementë integrimi, por është një pasojë e shprehjes së pa barazisë në një vend në raport me vendet e  tjera. Nuk ëon në bashkim kur lëvizjet e popullsisë krijojnë varfëri natyrore, shuarje të vendbanimve të hershme (Në kërkim të një jete më të mire?). Nuk mund të ketë bashkim kur një popull i një vendi nuk ka një program ekonomik kombtarë strategjik, ky i pavarur nga të tjerët. Si një industri dinamike autonome kombtare, një turizëm autonom krijues me tiparet e veta kombëtare.

Një ushtri autonome jashtë çdo lloj tjetër organizate ndërkomtare.Një  shërbim civil i mirorganizuar në siguresën e shoqërisë në situata të ndryshme shoqërore e natyrore, një potencial shkencorë e kulturorë kombëtarë të cilat  nuk ti garanton bashkimi, këto janë kategori kombëtare që përcaktojnë cilësinë e  një vendi e një shoqërie e përcaktuar në themelet e saj gjenetike trashëgimore e ripërtëritëse, këto tipare nuk mund ti gjesh në bashkim me të tjeret.Janë disa tipare kombëtare të secilit komb që nuk duhet të jenë të kontaminuara, ose të strukturuara  me të tjerët, ato përbëjnë kategoritë kombëtare cilësore e dinamike brenda  formacioneve të një individualiteti shtetërorë e politik. Të gjitha shtetet e B.E kanë ushtrinë e strukturuar autonome të pavarur nga organizatat e tjera ushtarake(pavarësisht nga NATO). Strukturat (platformat) e organeve speciale autonome në shtet dhe të pavarura nga të tjerat. Këto janë tiparet që përcaktojnë kombet dhe pavarësinë e tyre në strukturat e bashkimit kombëtarë.

Interesat e një kombi nuk mund të jenë kurrë të barabarta me një komb tjetër

Pikerisht këtu kemi diferencat në bashkim. Secili ka interesat e tij që i shikon sipas elementeve konstrutive të kombit të vetë.Pikërisht në këtë pikë duhen ruajtur vlerat dhe tiparet kombëtare  për të mos humbur tiparet themelore gjenetike. Kjo vjen për dy arsye themelore:- E para kur vet shteti nuk kërkon  ruajtjen e tipareve kombëtare. E dyta kur njerëzit, politika dhe shteti me njerëzit rekrutohen me qëllim nga të tjerët për të dominuar mbi interesat e kombit tjetër.Të tillë janë si politikanë, deputete, shkencëtare, studiues, historianë, gazetarë etj. Rekrutimet me interesa politike (këtu hyn dhe spiunazhi industrial ekonomik, tregtar etj). Kjo ekziston edhe në demokracitë më të përparuara. Janë interesa kombesh. Kjo kategori njerëzish nëse dominojnë për një kohë të gjate lënë pasoja në tiparet kombëtare të një kombi. Cdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim, ky çmim nuk është gjë tjetër vetëm interesa individësh e shoqërish, apo kombesh. Pra integrimi (bashkimi) është një treg ku do ndeshen çmimet e elementeve të interesave të kombeve të ndryshme dhe do bashkpunojnë derisa interesat reciproke janë bashkuar brenda tipareve të secilit komb  në mënyren e tij individuale  brenda vetë bashkimit të kombësive sië është dhe vetë Bashkimi Europian.

SHKARKO APP