Si reagoi Hillary pas tradhtisë së Bill Clinton
Reagimi i Hillary Clintonit, bashkëshortes së ish- presidentit të SHBA, ndaj lajmit të tradhtisë së bashkëshortit të saj me stazhieren Monica Lewinsky, vështirë se mund të ishte i qetë.
Por, tani ka një zbulim më shumë në lidhje me atë episod: Clintoni u godit nga e shoqja me një libër, pas daljes së lajmit në lidhje me “Sexgate”.
Këtë informacion e ka nxjerrë një libër i sapobotuar në lidhje me sekretet e Shtëpisë së Bardhë: “Rezidenca: Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë”, shkruajtur nga gazetarja Kate Andersen Brower.
Në librin e botuar nga shtëpia botuese HarperCollins, shumë kamarierë, shërbyes, kuzhinierë dhe kopshtarë kanë rrëfyer atë që ndodh mes mureve të shtëpisë presidenciale.
“Çifti (Bill dhe Hillary) ndonjëherë grindej në mënyrë të fortë – shkruan Brower – duke e tronditur personelin me fjalë të pista, ndërkohë që herë të tjera kishte si një heshtje varri”.
Në libër flitet edhe për disa presidentë të tjerë.
Në lidhje me J.F.Kennedy, shkruhet se ndërkohë që Jacie nuk ndodhej aty, presidenti kalonte kohë me të dashurat.
Disa ishin sekretaret e tij, duke notuar lakuriq në pishinë.
Dhe për Barack Obamën, një portier rrëfen se natën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë e kish dëgjuar të thërriste: “Ia dola, ia dola!” dhe më pas muzikë me zë të lartë, një këngë e Mary J. Blige.
“Pasi nisi kënga Real Love, presidenti iu drejtua portierit: vë bast që nuk ke parë asgjë të tillë në Shtëpinë e Bardhë, apo jo?”
bota.al