Si sot 4 vite më parë dorëhiqej nga PD Sali Berisha… po Basha a do ta ketë guximin?!

26 qershori i viti 2013 ishte një ditë shumë e vështirë për shumë demokratë, që ishin mësuar të shikonin në krye të Partisë Demokratike Sali Berishën.

Në zgjedhjet e 2013-tës Berisha “humbi” qeverinë dhe zgjedhjet duke marrë vetëm 49 mandate deputetësh, e kësisoj vendosi të dorëhiqej. Konferenca për shtyp e Berishës bëri që qindra demokratë të qanin e madje të mblidheshin deri në shtëpinë e tij, pas vendimit për dorëheqjen nga ajo parti që ish kryeministri e drejtonte prej dy dekadash.

4 vite më vonë, sot më 26 qershor 2017, mandatet e deritanishme të Partisë Demokratike në rang republike janë 40… pra 9 deputetë më pak se ç’mori Berisha, pavarësisht humbjes së madhe të vitit 2013.

E nisur nga kjo, një pyetje të vjen ndërmend… a do të jetë aq kurajoz Lulzim Basha sa Sali Berisha, nëse humb këto zgjedhje parlamentare?

Një përgjigje ka ardhur sot nga ish ministri i Jashtëm i PD-së Besnik Mustafaj, i cili përmes një analize të tij, shkruante se Basha duhet ta japë që sot dorëheqjen, pasi Republika e tij e Re, rezultoi një dështim i madh.

SHKARKO APP