“Si tu themi nanave t’Çekisë!”, një rapsodi për Michael dhe Anna
Qytetarët shqiptarë janë prekur shumë nga vrasja e dy turistëve çekë dhe po shprehin solidaritetin e tyre në mënyrat më të ndryshme.
Në rrjetet sociale po qarkullon një rapsodi për vrasjen e dy turistëve cekë:
Pash atë "besë?",na falni…
Bjeshkët borën ç'e nxinë
Bjeshkët ua qajnë rininë
Bjeshkët,namën "burrninë"
Zoti,mallkoi sot "njerinë"
Kreshtat e qafat e maleve
S'u binden,burrave,fjalëve
Ta vranë Dukagjin,ty besën
Burrninë,nderin e shpresën
Ti vranë Dukagjin,nën bajrak
E bora n'Alpe,t'marrë flakë
Dhe lumit,ujë po ti vlojë
S'të hiqet as njollë as bojë
E Zezë,e turpit,e mjera Malsi
T'koritën,a veten,korite Shqipni
Dy ëngjëj të mbeten me zana
Dorë vrastare jo mor jo as nana
Hallall,nuk ja ban atë gji
Kush ngriti,dorë n'Çeki e Shqipni
Ku është besa e ndera e burrit
Kur vret mik nën hije t'flamurit
Kur vret jetë ëngjëjsh,pa faj
A ka sy që mbetet pa vaj
Pse na ikën Mick dhe Ana
A kaq shumë mallkime ne nana
Që as shqipet,nalt s'u ngritën
Kush je mor ti,e t'zezë paq ditën
Që humbe komb,e humbëm nderë
Që nuk le të ngrohë as kjo verë
Po si tu themi nanave t'Çekisë
Që humbë burrni e besë Shqipnisë
Ja ke,ah t'shitoftë ty zana
Që mbi bjeshkë po dy murana
Do mbesin si,vraga n'zemër
Mick e Ana e flamur nji emër
Po ku janë kullat e bajraktarët
Ku janë shqiptarët dhe shtetarët
Që,"kanu" vetes ti ja ke pre
Ti veq mallkim As Zot as fe
Ç'ti them Durhamit ore faqezi
Që besë as fe nuk ka n'Shqipni
Po Motrës Norë dhe pse nji cucë
Për nderë e besë,as Zot s'e ngucë
Po burrave t'motit që n'lufta ranë
Tu them se djem s'po lind ma nanë
Po n'oda t'botës kur t'jem i ftuem
Besë,m'njohu bota,e nderë t'kulluem
Tu tham e lashë,prozhmeve sot
Të m'shohi bota si rob pa Zot
Ti s'meriton vdekje ore faqezi
Po veq mohim nga një Shqiptari
Mjerë nana që t'leu,ishalla s'rron
Se birin-djallë,çdo nanë,mohon
Pragë,po t'ulem,me ballin tokës
S'po t'lshoj as be,as nderë të lokes
Se "s'kam as be as besë as fe"
Po jam shqiptar,por mos me pas le
Ma mirë Çeki unë sot do isha
S'më lanë mbrenë,Xhami as Kisha
Se vrava,motin e besë të Zotit
Thava dy lule,në lule të motit
Çeki,Europë e ti botë mbarë
Po the,i pabesë,mos m'thuej Shqiptar
Se çka fali Zoti,përmbi ktë dhe
E kisha dhanë për besë,atdhe
E sot prej botës,"kërkoj mëshirë"
Meritoj,përbuzje dhe e di mirë
Po falmë o botë,e i madhi ti Zot
Ju ëngjëj Çekë,që deshët ktë tokë
E dashuri e tokës time ju vrau
Për ju qau toka,Zoti vetë qau
E kush,provon ti njxerrë lot Zotit
Mallkim asht pak,i ardhtë prej lotit