Si u dënua me 4 vjet burg 27-vjeçarari nga Tirana, se dëmtoi një parullë në vitin 1986

Në Shqipërinë komuniste mund të dënoheshe edhe për dëmtimin e emulacionit socialist. Pavarësisht se një vepër e tillë penale mund të trajtohej në Kodin Penal në nene të tjera, në rastet e parullave politike, ato trajtoheshin si agjitacion e propagandë. Në fakt, kuptimi që Kodi Penal i kish dhënë agjitacionit ishin fjalët dhe jo dëmtimet e parullave. Pavarësisht kësaj kontradikte jo të vogël, ka dhjetëra raste kur pa pasur agjitacion, janë dënuar për agjitacion.

Robert Kasem Dida, i vitlindjes 1959, punëtor i ndërmarrjes së gëzof-galanterisë. Më datën 2.11.1986, në Babru të Tiranës, në prag të kongresit të 9-të të PPSH-së, kishte dëmtuar parullën festive të kësaj ngjarjeje (parulla “Rroftë klasa punëtore” dhe flamuj të vegjël). U arrestua më 6.11.1986. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal.

Gjykata e vlerësonte “të paformuar” dhe të “pabrumosur”. Midis të tjerash, në vendim thuhej: “Vepra e kryer paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore sepse drejtohet ndaj atyre marrëdhënieve të vendosura për mbrojtjen e shtetit socialist, Partisë së Punës, ideologjisë marksiste-leniniste, dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”.

Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.510, datë 11.12.1986, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, aq sa kishte kërkuar prokurorja e çështjes. U lirua më 20.11.1989 nga Reparti nr.311 Qafë Bari, me dekretin nr.7338, datë 13.11.1989 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Kujto.al

SHKARKO APP