Si u vra lideri opozitës në Rusi?
Lideri i famshëm i opozitës në Rusi, Borsi Nemtsov u vra në qendër të Moskës sot pak pas mesnate. Të shtënat erdhën nga një makinë dhe raportohet se Nemtsov kishte marrë dhe kërcënime në rrjetet sociale. Nemtsov u qëllua katër herë në urën që të çon tek “Sheshi i Kuq”, raporton policia.
Një zyrtar tha për agjencinë e lajmeve “Interfax” se nga makina u qëllua pesë herë dhe nga këto katër plumba ranë mbi trupin e ish-zv.kryeministrit, i cili ndodhej me kurriz nga makina.
Më pas policia bëri të ditur se gjatë të shinave, në urë ndodheshin tri makina të bardha, kjo e vërtetuar nga pamjet e kamerave të sigurisë. Dy prej tyre nuk kanë të bëjnë me vrasjen.
Një dëshmitar tha se makina ku ndodheshin të dyshuarit për vrasjen ishte e dyshimtë pasi nuk kishte dhe targa të rregullta.
Nemtsvo bashkë me gruan ukrainase që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, kishin darkuar në një restorant të njohur në “Sheshin e Kuq”. Gruaja është identifikuar nga policia si Anna Duritskaya, 23 vjeç.