Sjellje kriminale e Qeverisë, ndaj qytetarëve të bashkisë së Skraparit!

Nga Luan Rama *

Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit, është një akt kriminal i Qeverisë së Edi Ramës, e cila, përmes kësaj sjelljeje në kufijtë e genocidit dhe të hakmarrjes primitive ndaj fëmijëve që u mbyll kopështet dhe nxënësve që u mbyll konviktin, dëshmon se zbatimi i ligjit dhe dimensioni social, transparenca dhe solidaritet e mbështetja ndaj shtresave në nevojë, për të janë të huaja!
Primitivizmi dhe hakmarrja kriminale ndaj popullit të Skraparit, është shprehja më e qartë e karakterit antipopullor të kësaj qeverie, e cila ka në vëmendjen dhe përkujdesjen e vet vetëm grupet kriminale që përdor për vjedhjen e votave, ndërkohë që autoritetet e zgjedhura në qeverisjen vendore dhe skraparlinjtë atdhetarë e patriotë, kërkon t’i nënshtrojë e t’i persekutojë me masa të tilla represioni e hakmarrjeje kriminale!
Prandaj, sa nuk është vonë, qeveria e Edi Ramës të lirojë fondet e bllokuara padrejtësisht dhe të normalizojë funksionimin në përputhje me ligjin të bashkisë së Skraparit.
Deri sot asnjë qeveri, asnjë pushtues dhe asnjë klan kriminal nuk ia ka dalë t’a nënshtrojë Skraparin e t’i gjunjëzojë skraparlinjtë. Ketë të vërtetë Edi Rama dhe shërbëtorët e tij nuk duhet t’a harrojnë!

*Zëvendëskryetar i LSI

SHKARKO APP