S’mund të jesh dhe pro amerikan dhe i korruptuar
Fjala e deputetit të Partisë Demokratike në Eduard Selami në konferencën e organizuar me rastin 24 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA-së
Është shumë e lehtë që të jesh shqiptar dhe amerikan dhe nuk ka absolutisht asnjë lloj vështirësie.
Unë jam krenar që jam amerikan por kam lindur shqiptar dhe jam krenar që jam shqiptar.
Po e filloj duke marrë shkas nga shqipja shumë e fortë e zotit ambasador që duhet ta uroj që më kujtoi edhe mikun tonë të përbashkët, mikun e të gjithëve ne këtu në panel, zotin Ryerson.
Por edhe të të gjithëve të pranishmëve këtu, mikun e të gjithë shqiptarëve i cili është ambasadori i parë pas kësaj ndërprerje të madhe dhe jo vetëm flet shqip por unë i them që është shqiptari më proamerikan që unë njoh sepse çdo ditë në shtëpinë e tij të bukur, në rrethinat e Washington DC, në traditën më të mirë të një patrioti të vërtetë amerikan.
Ai e fillon ditën duke ngritur flamurin amerikan në shtëpinë e tij.
Një traditë që e kanë shumë vetë, jo vetëm ata që kanë shërbyer në ushtri dhe në shërbimin e jashtëm amerikan por ka një patriotizëm të gjendur por ngre dhe flamurin tjetër shqiptar në shtëpinë e tij.
Kështu që të dy flamujt valojnë në shtëpinë e Ryerson këtu e 20 vjet që unë e njoh. Edhe në ato përpjekje ku unë mundohesha ta shmangja se isha amerikanizuar aq shumë sa ma kthente shakanë dhe më thoshte që ti je amerikani më pro shqiptar që njoh.
Ai më sillte gjithmonë me ato ngjarjet e Shqipërisë, më mbante në kontakt dhe po, është një nga arsyet që ka ndikuar tek unë që jam kthyer dhe jam krenar që jam këtu.
E kam thënë disa herë dhe prapë e gjykoj që është fat për Shqipërinë që ka këto marrëdhënie speciale me Amerikën, bile unë shkoj dhe më tej.
Do të ishte e pamundur për Shqipërinë që të qëndronte në kursin e lirisë dhe demokracisë pa mbështetjen dhe ndihmën amerikane. Unë e them këtë gjë me bindje. E kam parë dhe në ato gjëra që janë thënë në publik por e kam parë dhe në ato gjëra që nuk janë thënë gjithmonë në publik.
Jam dëshmitar edhe i atyre ngjarjeve tragjike të 97’s, për ato përpjekje titanike që kanë bërë partnerët tanë amerikanë për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e demokracisë, në rrugën e lirisë dhe për t’i shmangur këto.
Është një marrëdhënie dhe një miqësi speciale e cila e ka mbajtur Shqipërinë në këtë linjë. Është një garanci për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ky është fakt. Shumë nga ata ambasadorë që vinë këtu, janë nga ambasadorët dhe shërbyesit më të mirë të shtetit amerikan, patriotë të vërtetë amerikanë, por përfundojnë në mënyrë simbolike si miku ynë i përbashkët Ryerson.
Nga Eduard Selami
Marrin gjithçka me Shqipërinë dhe e bëjnë këtë gjë me zemër. I pari në këtë gjë ishte zoti Baker që ju e patë në video. Aty filloi dhe u hapën jo vetëm dyert por edhe zemrat e amerikanëve për Shqipërinë. Chris Hill është ai që ka qenë zëvendësi, më vonë u bë një nga negociatorët kryesorë të paqes së rajonit.
Një nga diplomatët më të mirë amerikanë tashmë në pension, por asnjëherë në pension kur je në diplomacinë amerikane. Ka shkruar dhe një libër të fundit ku e përmend, dhe unë e mbaj mend atëherë që në Hotel Dajti bashkë me Chris, shikonim si do të shkonte edhe shqetësimi që ishte, a do të kishte njerëz. I thashë, Chris, vetëm për atë mos u shqetëso, atë na i lër neve dhe pastaj gjithçka është histori, ju shikoni se sa e prekshme ishte për Baker. Dhe që atëherë, marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Amerikës është kthyer në një marrëdhënie speciale. Sa e lehtë, aq e vështirë dhe për ambasadorët sepse ishte marrëdhënie edhe me zemër dhe këto marrëdhënie nganjëherë janë mjaft të vështira. Për mendimin tim personal nuk është shfrytëzuar sa duhet. Ka shumë fjalë në politikë për pro amerikanizëm por pak veprime pro amerikane. S’mund të jesh dhe pro amerikan dhe të jesh i korruptuar. Kaq e thjeshtë është. S’mund të jesh dhe pro amerikan dhe të thyesh ligjin. Kaq e thjeshtë është. Kështu që në këtë aspekt… Ëe have a long ëay to go…. Edhe në këtë duhet shumë punë. Unë jam mjaft besimplotë që Shqipëria do të ecë më shpejt edhe në integrimin e saj europian për shaka të mbështetjes që i jep Amerika.
Po, më dëgjuat drejt, interesi parësor amerikan është që Shqipëria të integrohet shpejt në Europë. Nuk ka kontradiktë, përkundrazi. Sepse është një klub vlerash të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit njerëzor, të respektit për pronën private, të respektit për të drejtat e njeriut, të respektit për shtetin dhe për ligjin. Kjo është Amerika në themel. Kjo është Europa. Kjo është ajo çka ne duhet të bëjmë. Të tjerat janë fjalë. Në këtë pikë jo vetëm që s’ka asnjë kontradiktë por prezenca dhe forcimi i Amerikës është një diçka e domosdoshme. Në takimet që unë kam ndonjëherë dhe me studentët, ma kujtoi edhe Editi, por s’kam hequr dorë nga zakoni i vjetër, akoma jam në kontakt me akademinë, shpesh herë më thonë, çfarë do të bëjë Amerika për ne? Sa më gëzon kjo gjë, aq edhe më shqetëson. Më gëzon se e shohin Amerikën si shpresë dhe dua ta shohin si shpresë.
Është mbrojtësi më i madh i lirisë dhe i paqes botërore, pa diskutim. Sa më shumë e njeh, më shumë e respekton për këtë. Për mendimin tim personal, është një eksperiment i suksesshëm i njerëzimit, i bazuar mbi lirinë, i bazuar mbi dinjitetin njerëzor, i bazuar mbi vlerat demokratike.
Është një sistem ku demokracia është në themel, ku qytetari është themel, ku gjithçka jetohet në këtë mënyrë. Nuk është e përsosur por është qartësisht demokratike, qartësisht e ndërtuar mbi këto vlerat më të mira që ka ofruar njerëzimi. Dhe në këtë pikë nuk ka kompromis.
Edhe diplomatët amerikanë që vinë këtu, edhe liderët amerikanë pasqyrojnë pikërisht këtë gjë, prandaj edhe thurrja është kaq e natyrshme me Shqipërinë. Por edhe kaq kokëfortë, prandaj shpesh herë politikanët shqiptarë të cilët mendojnë që mund të manovrojnë në këto lloj gjërash, gjejnë një mur të madh, se nuk ka kompromis në Amerikë kur gjërat shkojnë ndesh me parimet e lirisë, të demokracisë, të shtetit ligjor, të paqes dhe të prosperitetit rajonal.
Në këtë pikë ne si shqiptarë, kthehem prapë tek studenti, duhet të bëjmë diçka më shumë, se nuk ka gjë më amerikane dhe forca e Amerikës nuk është thjeshtë në Kushtetutë vetëm, nuk është thjeshtë në shtein ligjor vetëm por është në radhë të parë në qytetarin amerikan. Ai e di që Amerika është e fortë se e mbron qytetari amerikan. Edhe ne në këtë pikë duhet ta ndërrojmë konceptin dhe nëse vërtetë duhet të jemi pro amerikanë, duhet të jemi qytetarë të angazhuar, ta marrin ne në dorë në Shqipëri, çështjen e demokracisë, çështjen e shtetit ligjor, çështjen e progresit tonë.
*Fjala e deputetit të Partisë Demokratike në Eduard Selami në konferencën e organizuar me rastin 24 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA-së