Sonila Meço: Pyetjet për Ramën, në mungesë të përgjigjes për ftesën në emisionin “Tempora”

Nga Sonila Meço- Në mungesë të një përgjigjeje për ftesën në studio, pas përsëritjes së ftesës publike në program, nga pamundësia e hapjes së linkut të programit nëpërmjet facebook-ut, Tempora i dërgoi këto pyetje kryeministrit:

1. Pse vijon mbajtja e fashave orare pa një shpjegim shkencor dhe kush ka bërë propozimin për mbajtjen e orës 17.30 si kufirin e lirisë edhe pas hapjes së ekonomisë?

2. Përse nuk merren masa të diferencuara për lëvizjen e kategorive më riskore dhe pse nuk lejohet shëtitja në respektim të distancës fizike pas orës 17.30 për të lehtësuar imunitetin e dobësuar nga qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë?

3. Nëse bizneset hapen, por kjo hapje nuk përkon me mundësinë e lëvizjes së lirë të njerëzve, lind dyshimi për efikasitetin e masës dhe qëllimin e fshehur se hapja e bizneseve ndërsa njerëzit rrinë mbyllur bëhet për t’i privuar ato nga ndihma financiare e shtetit. Pse mbahet kjo masë?

4. Pse nuk publikohet lista e plotë e personave që kanë përfituar pagën e luftës dhe sa para ka shpërndarë shteti për punojësit e bizneseve të mbyllura për shkak të pandemisë?

6. Pse “paga e luftës” destinohet vetëm për subjektet e mbyllura me urdhër nga qeveria, kur edhe ato që mbetën të hapura me urdhër kanë mbyllur aktivitetin për shkak të zinxhirit ekonomik, si furnitorë, apo nga mungesa e klientëve?

7. Pse fondi I garancisë sovrane duhet të përdoret me urdhër qeverie nga bizneset vetëm për pagat e punonjësve dhe jo për ruajtjen e qarkullimit dhe aktivitetit, për të mbrojtur rentabilitetin e ekonomisë?

8. Nëse sipas jush Shqipëria ka marrë masat më të forta shtrënguese, por efikase për parandalimin e përhapjes së covid-19, atëherë përse ka ofruar paketën më të vogël financiare krahasuar me vendet e rajonit, sic sugjeron lista e FMN-se?

9. Përse vajtja në plazhe në kushtet e rritjes së temperaturave duhet të kushtëzohet si lëvizja në zona të mbyllura dhe cili është plani I Shqiperisë për hapjen e turizmit, kur vendet e rajonit rrotull nesh tashmë e kanë shpallur prioritet të rëndësishëm?

10. Ndërsa studiot televizive të programeve të njohura në vende të ndryshme të botës, ku situata e pandemisë rezultoi shumë më e rëndë se në Shqipëri janë hapur, pse vijojnë të mbyllura në Shqipëri dhe cili është argumentimi shkencor për këtë?

P.S Në foto pamje nga programi Piazza Pulita në La7 me 4 persona në studio, duke respektuar distancat.

SHKARKO APP