Sonila Meço, Ramës: Hap edhe një Big Brother

Kryeministri Edi rama ka njoftuar se tashmë ERTV do të ketë një rubrikë të re ku do të jepen edhe lajme.

Gazetarja Sonila Meço ka ironizuar kryeministrin duke thënë se tashmë qeveria ka humbur kontaktet me publikun dhe se ndoshta me këtë ritëm do të hapin edhe ndonjë Big Brother.

Statusi i plotë:

Me rastin e nisjes së edicionit javor informativ në televizionin më të ri në vend e përsëris:

Meqë televizioni më i ri në vend po mbush çdo ditë e më shumë programacionin me formate të ndryshme, nga transmetimet direkte, intervistat, one man shoë, raportimet e ministrave me stand up dhe lidhje videokonferencë me grupe të ndryshme interesi, po presim me kërshëri një reality si Big Brother.

Në terren nuk del më asnjë deputet a ministër, të mbyllur të gjithë në seli partiake a qeveritare dhe me sistem të integruar telekamerash, tashmë lënda e parë dhe infrastruktura janë të siguruara. Të kuruar janë deri ne detaj, në dhomën e rrëfimeve shkojnë me qejf për t’i rënë në qafë kolegut, po edhe intrigat e kulisat e domosdoshme për këtë program nuk kanë për të munguar, fajin dihet kush e ka, votat për të nxjerrë jashtë të nominuarit i siguron opozita. Publiku ndërkohë do gjejë më të vërtetë këtë program se të tjerë reality në media.

Natyrisht Vëllai i Madh, që vëzhgon e drejton gjithë lojën do të jetë shumë më i talentuar e me fantazi se ai i programeve të tjerë të të njëjtit format. Madje vetë ai është suksesi i garantuar.

Ta marrë vesh kazani një herë e mirë se nuk hahet dot me tepsinë. /albeu.com/

SHKARKO APP