Sot funksionon shteti…

Nga Ylli Dylgjeri
Kur u pyet para do kohesh zoti Lu, nga një politikan shqiptar në një darke informale ambasadorësh : Se pse nuk reagon SHBA
per kanabisin e mbjelle ne shqiperi, Ai i dha pergjigjen:
Ne s’na intereson shumë kanabisi, drogat e forta përbëjnë shqetesim për SHBA. Kështu me pohoi bashkëbiseduesi. Dhe, vërtetsia e kësaj përgjigje u rikonfirmua edhe dje nga njoftimi i ambasades SHBA në Tirane: bashkë me pershendetjen per suksesin, u nenvizua se “policia eshte vigjilente por trafiku i droges po rritet”…
Pyetja ime sot eshte: Sa eshte rritur?
Nuk kam shifra te sakta per te dhene rritjen,
por do te deklaroja sot, ne pergjegjesine e ish nënkryetarit te organizates se SECI-t ne Bukuresht (viti 2002-2004), organizate e ngritur nen kujdestarine e amerikaneve, se shifrat jane rritur, jane alarmante!
Si qendronin shifrat e trafikut ne keto vite?
Po i referohem serisht SECI-t.
SECI kryente operacione kunder trafiqeve rajonale, kufitare, midis vendeve te Europes Juglindore te hapura se fundi drejt perendimit. Operacionet kryheshin nen kujdesin e DEA-s. Ne to merrte pjese aktive dhe Shqiperia. Prane zyrave te kesaj organizate, ne seline e saj ne Parlamentin e Rumanise, ishin instaluar edhe dy oficer shqiptar te luftes kunder trafiqeve. Çdo muaj beheshin goditje te perbashketa dhe njeheresh thrriteshin mbledhjet e rradhes per te planifikuar strategjite e se nesermes. Ne nje trajnim te perbashket me oficeret amerikane te luftes kunder droges, pyes lektorin:
Ne ç’nivele te trafikimit eshte Shqiperia?
Pergjigja ishte impresionuese.
Lektori amerikan me sqaroi se Shqiperia e viteve 1997-2002 nuk ishte rruge kalimi e autostrades se drogave te forta qe tranzitoheshin nga afganistani per ne europe. Kjo ” Autostrade droge” kalonte mbi kufijtē tane. Rruga qe pershkonte heroina, kokaina etj. qe hynte ne europe ishte nga Afganistani neper Turqi, Rumani, Maqedoni, Mali i Zi, Kroaci, Slloveni, e hynte ne kufijte e italise. Vetem ne vitin 1997, vit kur ra shteti nga rebelimi, neper shqiperi na rezulton se ka kaluar 0.3% e sasise se pergjithshme te drogave te forta te trafikuar ne europe”. Kjo ishte shifra e atyre viteve te anarshise se shtetit.
Po sot?
Kjo pyetje eshte per analistet dhe specialistet
e fushes. 613 Kg i kokaines se kapur eshte shume.
Nuk jemi me ne 1997. Sot funksionon shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?