Sot karantinuan RTV Orën , po nesër kush e ka radhën??!!

Nga Nora Malaj –

Teksa sot e gjithë bota, në ditën ndërkombëtare të familjes reflekton pas Covid 19 për depresionin e fortë social dhe kalvarin e gjatë të mundeve që po kalon ajo , familja dhe shoqëria , një lajm i paprecedent sapo mbërriti, i ndërpritjet sinjali RTV ORA??!!
Mos valle e zuri Covid 19 dhe e kanë kaluar në karantinë???
Sot, kur bota po bëhet më solidare, sot kur vemendja kthehet te vlera dhe interesat e njeriut, sot po mundohet t’i mbyllet goja një mediahe ngq më aktivet , sot kur vendi ka më shumë se kurrë nevojë për të thene ca të verteta , që edhe nëse të dhembin , janë të mirē për demokracinë, pasi diktatura nuk mund të triumfojë në shtetin e së drejtës dhe të fjalēs së lirë!
Sot familjes së madhe të medias së lirë në Shqipëri i karantinuan , përkohësisht, një zë të fuqi shëm , siç është RTV Ora .
As karantinimi, as intubimi dhe as izolimi nuk mund të ndalin rolin e RTV Ora , e cila në kete periudhë ka qënë nē vijën e parë të frontit, për të thene të vertetën, për të promovuar jetën, për të perballuar Panteminë dhe për të vlerësuar njeriu dhe të drejtat e tij.
Sot familja e medias shqiptare , me kete veprim qe iu bë RTV Ora, po kalon Panteminë më të madhe, karantinimin , nese thua të vërtetën.
Kjo ditë do të mbahet mend në familjen e medias shqiptare, se u karantinua një media , jo nga Covidi, po nga ata që të vertetën as nuk e duan, as nuk duan t’ua thuash dhe se kanë frikë nga fjala e lirë!
Sa turp dhe trishtim per të gjithë ata që fjalën e lirë nuk e durojnë dot!
“Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.” – do të thoshte i madhi Sami Frashëri
Kujdes kur luhet me të vërtetën …

SHKARKO APP