Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot në 60-vjetorin e lindjes së Gjergj Lucës, zërit të lirë që qëllojmë me gurë

Forum E premte, 30 Gusht 2024 09:24
Sot në 60-vjetorin e lindjes së Gjergj Lucës, zërit të lirë që qëllojmë me gurë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Sot në 60-vjetorin e lindjes, për një person si Gjergj Luca, është postulat thënia e Aleksandrit të Madh, se “Nuk ka asgjë të pamundur për atë që përpiqet”.

Në gjashtë dekada sfida, ka dalë nga një betejë dhe hyrë në një tjetër, për të nënshtruar të pamundurën dhe shkruar emrin e tij, në vepra të cilat janë shprehja e ideve novatore dhe guximit të sipërmarrjes. Gjergji ka lënë vitet të bëjnë punë e tyre, dhe ai të ketë mendjen e vet, për të qenë çdo ditë e më i pranishëm atje ku e thërret zemra dhe e ngas shpirti.

Dhe, dhe mos gaboni t’u shkojë në mendje, ta shihni atë duke shuar 60 qirinjtë, ngase, ka dynjanë për t’i vënë “zjarrin”, me pasionin e tij shpërthyes, për të qenë aty ku do dhe duhet, me zë e me figurë, vetë ai, Gjergj Luca, me ose pa dakordësinë e atyre që janë kundër dhe atyre që mendojnë ndryshe.

Nuk ka si ai në mënyrën se si prezantohet, se si i bën gjërat, se si është shndërruar në një fenomen të rrjeteve sociale, se si vihet i vetëm përballë atyre, që po kaq sa e urrejnë edhe e duan, e ca të tjerëve që në bishtnimet e përballjes, kanë një mundësi për ta sulmuar dhe akuzuar.

Cili është ai që nuk e ka parë dhe ndjekur Gjergj Lucën, në Facebook, Instagram, Tik Tok, YouTube, në TV, Podcast, përballje publike, evente, akte humaniteti, zëshmëri qytetare, gjithkund ku betejat e debateve janë në përplasje. E kanë ndjekur me adhurim dhe lexuar më kërshëri rrugëtimin e tij plot të papritura, rrëzime dhe ringritje. Ndoshta duke e parë jo tamam, si biri i dy të mëdhenjve të artit tonë skenik, Ndrekë dhe Mimika Luca, por duke e kuptuar se si ai zgjodhi një tjetër portë për të hyrë në hodhin e famës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mënyra e tij impulsive, e drejtpërdrejtë dhe e vërtetë, gjithkund dhe gjithmonë, është prezantuar si një risi dhe ka krijuar reaksion. Përpjekje për të qenë vetja shpesh ka patur kosto për të, por ai i është kundërvënë me mosbindje dhe mosnënshtrim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pak prej atyre që e ndjekin, kryesisht në intensitetin e të qenit prezent të rrjetet sociale, kanë ikur nga mënyra atipike e komunikimit; pa u shastisur, pa shtrembëruar turinjtë, pa skërmitur dhëmbët, pa nëmur e sharë me libër shpie, me një shqipe o kuku medet. E pse, vetëm e vetëm se ai mendon dhe vepron ndryshe. Ka një qasje atipike të denoncojë problemet dhe parashtrojë zgjidhje.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54

Luca, në të qenin prezent dhe reagues, sipas mënyrës së tij, kudo ku ai mendon se heshtja është një marrëveshje pajtueshmërie me përkeqësimin kërcënues të situatës, tregon se është detyrë e çdo vullneti qytetar, të mos i bindet autoritetit të së keqes, që kërkon të bëjë ligjin në dëm të secilit, edhe të shpresave që po mbajmë me shpirt nëpër dhëmbë.

Me më shumë kundër se pro, Luca i ka grahur siç di vetë ai dhe as që i ka që e ka vënë ujin në zjarr që të ndryshojë, apo ta vrasë mendjen, sepse kështu i pëlqen këtij dhe ashtu nuk i pëlqen atyre. E si mundet më origjinal dhe kokëfortësisht të na bind, se ai është malësorë, kokëshkëmb kur thotë diku Rama, i cili edhe pse e ka mik Gjergjin, qëkur ishin shokë lagjeje, sërish është i bindur se ai është Luca, në gjërat që bën dhe mënyrën se si ai i bën.

Me rëndësi te ai është të mos heshtë. Edhe kur ka dhe kur nuk ka gjë për të thënë, atij nuk i rrihet. Me doemos do sajojë diçka, që vërtetë i’a vlen, diçka që bëhet virale dhe thyen rrjetin.

Ai është i vetmi që di fuqinë e vërtetë të të qenit ndryshe. E di se të heshti dhe të shohë vetëm punët e tij, si sivëllezërit e tjerë sipërmarrës, që bëjnë namin me para, pa i futur hundët edhe më punët “e huaja”. Por atij s’pari nuk i rrihet, i hanë duart për punë dhe shpirti e thërret në vorbulla zjarri, nuk pajtohet me disa gjëra që i dhëmbin dhe ca të tjera që mund të jenë ndryshe në Shqipërinë që duam, të jeta ajo që është, por ca më shumë, ajo që meriton të jetë.

Ai është i jashtëzakonshëm dhe nuk ka kohë për të humbur për t’u marrë me gjëra të zakonshme. Kjo që ai bën, i jep kuptim përditshmërisë së tij, duke bërë “çmenduria” që e bëjnë atë personin që e ndjekin të gjithë, e urrejnë të gjithë, e shajnë të gjithë dhe të gjithë duan të jenë si ai, s’paku të kenë famën e tij, milionat që e ndjekin.

Në majën ku u ngjit Gjergj Luca, të gjithë e vumë nga një gurë, ndoshta edhe nga gurët me të cilët e qëlluam.

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.