Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri

Nga Agim Xhafka /

ENDACAKU… Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben,i sëmurë epileptik,ishte 38 vjeç. I pastrehë prej muajsh dhe endacak nëpër lagje.

Policia deklaroi se ai nuk kishte shenja dhune,por pati vdekje natyrale. Kemi aritur në këtë ditë që shoqëria jonë vdekjen nga e ftohta ta quajë natyrale. Krejt e zakonshme i duket policisë e këtij shteti marrja e jetës nga e ftohta,nga acari. Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat e shohin ëndërra me fitime e me udhëtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beni nuk pati shenja dhune se i mjaftoi dhuna e ngricës,që i futi dorën ne grykë e në zemer dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën,ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanet e plehrave të bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Beni pati shenja dhune,por policisë nuk i leverdis t’i tregojë. Se janë grushtat e indiferencës,të harresës,të mospërkujdesjes. Është arroganca e pushtetit mafioz,që vjen ne karrike nga vota e vjedhur dhe vjedh gjithë ditën e natën veç të fryjë fitimet. Arbenin e harruan, e quajtën sikur nuk ekziston. Nuk pyetën për hallet e dhimbjet e tij. Ndaj e ftohta sa e pa jetim,pa përkujdesje,iu afrua tinëz dhe e rrëmbeu. Pa dhunë të dukshme,pa shenja,por me egërsi dhe me gëzim kriminal.

Beni sot mori udhën per tek varrezat.Ai nuk jeton më,por edhe shoqëria jonë nuk gjallon më.Ka vdekur,mbase edhe para se a ftohta ta rrëmbente atë. Se ne jemi të pakallur. Bëjmë sikur marrim frymë e heshtim.

Ben,shpëtove. Më keq po rrojmë ne që akoma e ftohta nuk na ka marrë,nuk na e ka ngritur ende pusinë. Se jetojmë në një vend ku njerëzoren e ka trembur mafia dhe ku i vobekti dhe i varfëri quhet i tepërt dhe i pavlerë. S’quhet njeri…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?