Spartak Ngjela: Pse Rama nuk e kuptoi siç duhet aleancën me SHBA në vitin 2013
Nga Sparak Ngjela/A ka ndryshuar pozicioni shqiptar në botën shqiptare të Ballkanit?
Po, ka nje botë shqiptare të gjerë në Ballkan, dhe pozicioni shqiptar në kete botë sot ka ndryshuar në favor të të drejtave të shqiptarëve. Në fakt, për vetë shqiptarët, kudo ku janë, ndihet se ka filluar një etapë e re historike. Por, pse janë kaq shumë të acaruar sot në Tiranë mbështetësit politikë të fqinjeve tanë të Veriut dhe të Jugut?
Le të qendrojme në analizen tonë për këtë kohë, dhe ta shohim gjithçka nën një prizëm historik.
l.
Gjithçka që po ndodh sot në atë që mund të quhet me të drejtë si “fermentimi i botës shqiptare në Ballkan”, është rrjedhojë e aleancës shqiptaro-amerikane, si kurorëzim i bashkimit të interesave të përbashkëta në Ballkan.
Eshte fakt historik se shqiptaret, që nga viti 1913 dhe Lufta e Parë Botërore, nuk kane pasur më nje aleat të fuqishëm perëndimor si mbrojtës në ecurine e zhvillimeve të historisë europiane. Rënia e Austrohungarisë në vitin 1917, i la shqiptarët të vetem, derisa, befas, në kohen kur po luhej loja për shpërbërjen Shqipërisë si shtet, del në pahun e historisë mbrojtja amerikane. Ketu fillojnë indiciet e asaj situate të re bashkëpunimi shqiptaro-amerikane, e cila vjen sot dhe paraqitet me këtë aleancë të fuqishme interesash dypalëshe.
Në fakt, ka ardhur një kohë e re për vetë Shqipërinë, Kosovën dhe për të gjithe shqiptarët që jetojnë në Greqi, Serbi, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Por i gjithe ky fermentim shqiptar në zhvillim, që është në perkrahjen amerikane, lidhet sot drejtpërsëdrejti me reformën shqiptaro-amerikane në shtetin shqiptar, që duhet të rrokë drejtësinë në fillim, dhe të gjitha institucionet politike në Shqipëri në vijimësi. Sigurisht që ky tani është një proces i pakthyeshëm.
ll.
Kjo ka ndodhur kryesisht tamam në këtë kohe, sepse politika aktuale shqiptare ka tre vjet që është angazhuar konkretisht në marrëveshje dypalëshe në aleancën shqiptaro – amerikane; kurse kjo aleancë e ka rritur thekshëm amgazhimin amerikan për pranimin e Shqipërisë në Bashkimim Europian.
Kuptohet se politika proshqiptare që po luajnë amerikanët në Ballkan, patjetër që ka tensionuar politikën greke, dhe të shteteve te tjere të ish Jugisllavise: Sebine, Malin e zi dhe Maqedonine, shtetet të cilat dihet tani se jane formuar me popullsi dhe territore të banuar nga shqiptarët. Por, brenda Shqipërisë, po shihet se janë hedhur në sulm ata që e kane frenuar ose kanë ndihmuar në frenimin e zhvillimit të kësaj bote shqiptare shumë të gjerë në Ballkan..
Sot dallohet se aleanca shqiptaro-amerikane është në aktivizim të plotë, dhe ka përcaktuar ndërkaq edhe interesat e përbashkëta shqiptaro-amerikane. Pikerisht për ketë marrëdhënie të re shqiptaro-amerikane, vërehet se ka shume shqetesim në qarqet e larta politike shqiptare të inkriminuara në keta 25 vjetët e fundit.
Duhet të kuptohemi dhe të jemi të qartë: nga lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, nuk do të penalizohen vetëm politikanë të rangjeve të larta, por edhe të lidhurit me ta në qarqe të rëndësishme të jetës ekonomike dhe publike në Shqipëri. Për këtë arsye, kuptohet se ky është eventi më i madh historik për të gjithë shqiptarët e Ballkanit.
Ka që nga viti 1999 që shqiptarët, me mdihmën e politikës amerikane dhe mbeshtetjen amerikane në të gjitha institucionet ndërkombëtare, po avancojnë drejt eliminimit të padrejtësive historike që iu janë bërë. Si rezultat i kësaj mbështetjeje, sot në Ballkan jane dy shtete shqiptarë, dhe ndërkaq ka avancuar së tepermi çeshtja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi. E gjithe kjo situatë që është në favor të shqiptarëve, nga kundërshtarët përreth Shqipërisë, po bëhen te gjitha përpjekjet që reforma shqiptaro – amerikane të bllokohet institucionalisht në Tiranë nga qarqet politike të korruptuara, që realisht kanë qenë të mbeshterura për të ardhur në pushtet në Shqipëri, edhe nga reaksioni i politikave serbe dhe greke. Por sot, të gjithe këta të korruptuar që pritet të penalizohen nga Reforma në Drejtesi, nuk janë në pushtet, kurse qeveria e maxhorancës aktuale në Tiranë kuptohet se, për herë të dyte pas 25 vjetësh – që nga qeveria Majko në luftën e Kosoves – është e angazhuar plotësisht në zhvillimin permanent të aleancës shqiptaro – amerikane dhe reformës që vjen nga kjo aleancë.
Qëndrueshmëria e deritanishme që po tregon qeveria Rama në këtë aleancë, që vjen e rrok të gjithë zhvillimin e ri ballkanik, përbën themelin e zhvillimit të ardhshem perëndimor të Shqipërisë dhe të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.
ll.
Ko situate e favorshme të drejtash, që kishte mbetur e pareformuar në shtetin shqiptar, ka avancuar së shumti në këta muajt e fundit. Ndihma e politikës amerikane për të dominuar tërësisht bllokun politik parlamentar të korruptuar antireformë në Tirane, gjatë muajve të fundit, sigurisht se ka qenë një ndihme e madhe per të ardhmen demokratike të shqiptarëve në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin.
Ambasadori amerikan e mposhti plotësisht bllokun antireformë Berisha-Meta, sepse shumicës se tyre ai dhe politika amerikane iu evidentoi hapur bëmat kriminale.
Në këto momente në Shqipëri e dallon qartë të gjithë frikën e qarqeve të caktuara që kanë marre pjesë aktive ne korrupsion, qarqe këto që tani janë edhe jashtë politikës shtetërore, se nuk kane asnjë akses në politikën e jashtme. Kjo është arsyeja që, në rrjedhën e vjetër të metodës berishiane, në dëshpërimi, individë të veçantë i janë sulur ambasadirit amerikan, që ta zhvendosin arsyen e opinionit publik, nga politika amerikane si mbështetëse e Reformes antikorrupsion në Shqipëri, dhe, për ta zhvendosur atë te ambasadori. Sepse kane frikë të dalin hapur kuadër politikës amerikane. Sigurisht që kjo arsye provinciale është e dështuar, sepse ata që janë të trembur e dinë se ambasadori amerikan është dimosdoshmerisht përçues i politikës amerikane. Por duhet pranuar se çdo faliment i ndërmarrjeve korruptive të shteteve, kudo gjatë historisë, është shoqëruar me reaksionin politik të të korruptuarëve që në kësi rastesh jenë bashkuar, dhe kanë fituar vetëm me grusht shteti. Gje kjo, e cila është absolutusht e pamundur që të ndodhë sot në Shqipëri. Prandaj, vetë Berisha dhe perkrahesit e tij medioker, në keto çaste mendojnë që të krijojnë përplasje shoqërore me thirrje sindikaliste, siç ishte rasti i mbetjeve urbane, kur, të tembur nga politika amerikane, iu vërsulën ambasadorit pse ky kishte thënë publikisht të vërtetën për protestën kundër importimit të mberjeve te riciklueshme. Pse, kaq shumë e kanë humbur torruan këta vjedhës ordinerë, sa mendojnë se mund të bëjnë revolucion antiamerikan në Shqipëri për importimin e mbetjeve urbane?
lll.
Nëse do të hapen analet për të parë se sa vjet ka që politika amerikane ka kërkuar reformimin e sistemit politik në shqiperi, duke filluar nga një reformë në drejtesi, do te gjejmë që kjo reformë është kërkuar nga amerikanet që gjatë qeverisjes Nano.
Por korrupsioni dhe mungesa e vizionit réformist të Fatos Nanos, por dhe angazhimi i tij me fqinjët, e frenuan qeverinë t’i hynte kësaj reforme.
Kërkesa është përsëritur edhe gjatë qeverisë Berisha, por në këtë rast ajo ishte krejtësisht e pamundur. Korupsioni i asaj qeverie ishte edhe më i madh dhe angazhimi i asaj kundër ripërtëritjes së shqiptarizmit në Ballkan, ishte sistematik.
Qeveria Rama, që erdhi në shtator të vitit 2013 filloi te ndryshojë qëndrimin në favor të konkretizmit të aleancës shqiptaro-amerikane. Në fakt Rama nuk e kuptoi dot që në nismë se çfarë ishte akeanca shqiptaro-amerikane, sepse nuk e ka pasur të qartë historinë midis dy vendeve, dhe s’është pranuar menjëherë si bashkëpunëtor nga politika amerikane; sepse ishte i çoroditur nga Koço Kokëdhima, nga Moska e nga dhe turli lloj aspektesh të tjera që nuk kishin të bënin fare me politikën reale shqiptare në aleancë me politikën amerikane. Por duke konstaruar ngërçin e tij politik në Perendim, mungesën e financës për të qeverisur, dhe, siç duket, edhe vetë prirjet perëndimorë të tij, e sollën Ramën në një pizicion te ri proamerikan të një qeverie shqiptare.
Me pas erdhi Reforma në Drejtesi, e cila në fakt është një reformë amerikano-gjermane, te e cila ai dha kontribut të larte plolitik; deri në angazhimin e Presidentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Kjo është qeveria e parë që po bashkëpunon për gjeopolitikën amerikane dhe europiano-perëndimore në Ballkan, pas qeverisë afatshkurtrt Majko qe u angazhua tërësisht në luftën e Kosovës.
Si pasoje e kësaj politike, ne shohim sot rigjallërimin e principit shqiptar në Ballkan; dhe njëherësh një angazhim të drejtpërdrejtë të politikes përkrahëse amerikane të botës shqiptare në Ballkan. Në fakt, një ecuri e tillë nuk pritej që të ishte pa pengesa. Por pengesat që po kërkon të vendosë korrupsioni që ka ende akses institucional në Tiranë, janë të papërfillshme nga forca e Reformës shqtaro- amerikane në progres.