Spartak Ngjela: Tani është koha e Shqipërisë territoriale, jemi 70 mijë Km2
Nga Spartak Ngjela
105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë çeli derën e Shqipërisë territoriale. Gëzuar!
Filloi në Maqedoni procesi i arrestimit të korrupsionit dhe histerisë antishqiptare. Sot u arrestua ministri i Brendshëm. Në këtë rrugë është edhe ish kryeministri Gruevski: këta janë dy antishqiptarët e mëdhenj kundër gjuhës shqipe në Maqedoni.
Edhe procesi i të drejtës së Çamërisë sapo ka nisur, do ta dëgjoni. Sot shqiptarët janë me dy shtete në Ballkan, dhe procesi po ecën drejt territoreve të tjera shqiptare. Vetëm shqiptarët e garantojnë interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor. Politika amerikanë po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.
Shqipëria territoriale tani ka kohën e vet; ajo është rreth 70 mijë km2 sot. Dhe kudo po flitet shqip. Bashkimi shqiptar është tani kusht historik , por pengesa kryesore e kësaj politike amerikane është korrupsioni shqiptar. Shpejt fillon dhe në Tiranë pastrimi antikorrupsion i politikës së lartë dhe i organeve të drejtësisë.
Dosjet janë bërë gati. Angazhimi amerikan për shpëtimin e shqiptarëve nga shtypja genocidialë në territoret shqiptare të pushtuara, dhe nga korrupsioni në Shqipëri është i pakthyeshëm.
Arbëria do shkojë domosdoshmërisht të kufijtë e saj territorialë. Ky është kusht historik i pashlyeshëm sot. Prisni dhe shikoni! Gëzuar të gjithëve festën e madhe të pavarësisë.
KOHA JONË SONDAZH

