“Straight up” (“shqeto”) për Nënë Terezën

Nga Mitro Çela

Pas një turneu turistik që nisi në Danimarkë, përfunduam në Suedi. Zumë vend në hotel “Grand”, dhe u ulëm për kafe në holl. Në sfond kisha një nga panoramat më të bukura të Stokolmit. Drejt tavolionës sime afrohet një femwr.. Bir o Mina! Në jetë, kurrë nuk kisha parë vajzë me një bukuri të tillë. E gjatë. E hollë. Sytë-blu. Flokët-ngjyrë ari… “Më quajne Ingrit. Misioni im: Të shoqëroj turistët.” Nuk fliste, por recitonte!… I hutuar, porosita kafe, kur doja çaj…
– E njoh Shqipërinë nga Nënë Tereza dhe Ismail Kadareja, – vazhdoi Ingrit.- E dini një histori të bukur mes Nënë Terezës dhe mbretit tonë?..Jo I thashë, edhe pse historinë ma kishte treguar miku im, shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti. … Nënë Tereza kishte fituar Çmimin Nobël të Paqes. E takon mbreti i Suedisë. I thotë:
– Unë, nuk po vi në ceremoni. Nuk dua që të jem në qendër të vëmendjes!
– Madhëri! Mos nguroni të vini. Në qendër të vëmendjes nuk do të jeni, as Ju e as unë. Aty ku është Zoti, nuk bie ne sy mbreti!
-Ka edhe një histori të dytë me Nënë Terezën. Ma ka treguar babai, që në atë mot punonte si kamarier. Në vitin 1979, në Oslo (Norvegji) u organizua ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel. Një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen, për vendin ku kishte lindur. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
-Sipas protokollit, pas marrjes së Çmimit Nobël, për Nënë Terezën organizohej një banket, – vazhdoi tregimin bukuroshja.- Modern. Me shumë salltanete. Me shumë të ftuar te veshur “alta moda”. Pa smoking nuk të qaste njeri tek dera. Kur çdo gjë ishte gati, I treguan Nënë Terezës. Ajo me mirësjellje pyeti: “Sa kushton banketi?…Nuk ka rëndësi?!…Nënë Tereza këmbënguli. Kur mori vesh shifrën prej disa mijra dollarë tha prerë: “ Me këto para, hanin disa muaj të varfërit në azilet e mija në Kalkuta…Unë nuk do të marr pjesë në banket…Mua dhe motrave që më shoqërojnë, na mjafton edhe një“Straight up” ?!
Kur Nënë Tereza u largua, organizatorët mbetën të shushatur. Të hutuar. Të befasuar. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë…Pastaj erdhi pyetja: “Çështë ky ushqim me emrin “Straight up” (“Shqeto”)?!…U hapën të gjitha menutë që servireshin në Suedi…Kërrkund nuk gjëndej…Kërkuan ndihmë nga India…Asgjë…Dikush tha: “Nënë Tereza quhet Age Jongaxhi dhe është shqiptare…Mos është ushqim shqiptar?…Në Suedi jetojnë disa mijra kosovarë…Kërkuan dhe gjetën një restorant ku kishte menu nga Shqipëria…Morën “formulën”: Lënk mishi, erza, qofte të vogëla me mish viçi…Pjesën e parë të kësaj historie e kisha parë në filmin: “Nënë Tereza e Kalkutës”. Po fati, duke qënë kapriçoz, e solli që të jem ndër të parët që dëgjova vazhdimin e historisë me “Straight up” (“Shqeto”) nga Shqipëria në kryeqytetin e Suedisë.

SHKARKO APP